LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia aksion gjatë natës/ Ish-ministri i Ramës sulmon Lleshajn

17 Shkurt 2019, 10:42, Aktualitet CNA
Policia aksion gjatë natës/ Ish-ministri i Ramës sulmon Lleshajn

Ish-ministri i Drejtësisë, në Qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka sulmuar ashpër Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Reagimi i Manjanit ka ardhur pas aksionit blic të Policisë gjatë natës, ku janë arrestuar disa protestues, të cilët akuzohen për dhunë gjatë protestës së Opozitës.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shprehet se sjellja e policëve pas protestës duke goditur njerëzit de shoqëruar është absolutisht e papranueshe dhe e paligjshme.

Manjani shkruan se policia është e motivuar nga urrejtja dhe jo nga ligji dhe se asnjë punopnjës policie nuk u prek dje nga protestuesit .

“Sjellja e policisë post proteste, duke shoqëruar njerëz përdhunisht e kontrolluar banesa pa vendim gjykate dhe duke i goditur me duar të lidhura është haptazi e paligjshme.

Policia është e motivuar qartësisht nga urrejtjapolitike dhe jo nga ligji! Nuk kontestoj aspak arsyet e shoqërimit në polici, por mënyrën dhe shkeljet e rënda të ligjit. Kujtoj edhe njëherë se asnjë punonjës policie nuk u prek dje nga protestuesit. Nëse tek kjo lloj policie ka investuar fytyrën e tij Sandër Lleshi, është momenti ti vijë TURP”, shkruan Manjani në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga