LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kundërshtari i Bashës komenton djegien e mandateve

17 Shkurt 2019, 15:47, Aktualitet CNA
Kundërshtari i Bashës komenton djegien e mandateve

Ish-anëtari i Këshillit të PD-së Edvin Kulluri i cili njihet si një prej zërvae kritik të kryetarit Lulzim Basha, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për propozimin e Bashës për djegien e mandateve.

Këtë herë Kulluri nuk është shfaqur kritik ndaj Lulzim Bashës por shkruan së djegia e mandateve është një veprim radikal i drejtë ndaj kësaj qeverie.

Sipas tij, nëse me këtë vendim nuk ndodh edhe reformimi i PD-së, efekti i djegies së mandateve do të jetë i pamjaftueshëm.

Më tej Kulluri shkruan se ky vendim duhet të rrisë shanset që PD të të kthehet në alternativë qeverisëse dghe jo në të keqe më të vogël.

?Djegia e mandateve të deputetëve nga opozita është një veprim radikal por i drejtë ndaj një mazhorance krejtësisht ilegjitime! Vjedhja e taksave, sundim i krimit mbi ligjin, mos njohja e pronës private si e drejtë natyrore e njerëzve, shkatërrimi i qeverisjes vendore, shkallmimi i sistemit arsimor dhe rrënimi ekonomik nuk mund të legjitimoheshin më nga opozita në parlament! Por ky vendim është taktit sa edhe moral! Nëse kjo nuk shoqërohet nga reformimi i PD-së ne funksionimin e saj dhe mbi të gjitha me krijimin e një programi të djathtë, të qartë dhe efektiv, efekti do jetë me shumë gjasa i pamfjaftueshëm! PD duhet të bashkojë historinë e saj, njerëzit e saj dhe pritshmëritë e shumë grupeve sociale që mund ta shndërrojnë atë në parti fituese të zgjedhjeve. Rrugë tjetër nuk ka. Ndaj, e mbështes plotësisht këtë vendim i cili duhet të pasohet nga vendime dhe veprime të tjera që të rrisin shanset e PD për tu ofruar shqiptarëve një alternativë më të mirë qeverisëse dhe jo një të keqe më të vogël!?,-shkruan Kulluri./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga