LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kosovë-Serbi/ Kryeministri maqedonas, deklaratë të fortë për ndryshimin e kufjve

17 Shkurt 2019, 17:28, Aktualitet CNA
Kosovë-Serbi/ Kryeministri maqedonas, deklaratë të fortë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga qyteti gjerman i Mynihu, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Çështje të Sigurisë, është deklaruar edhe për dialogun e ndërprerë dhe gjasat për arritjen e një marrëveshjeje midis Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur rreth tij Zaev ka artikuluar si proiritet, rënien dakort,  fillimisht, për caktimin e vijës kufitare, që, më pas, do të çonte në normalizimin e plotë të marrëdhënieve dypalëshe.

Pasi ka thënë se mbështet çfarëdo marrëveshjeje, që do të çonte përpara bashkëpunimin rajonal e do të garantonte paqen, aq shumë të domnosdoshme për integrimin në Bashkimin Evropian, Zaev i ka dhenë përgjigje edhe pyetjes: Në rast të korrigjimit të kufirit serbo-kosovar, mund të dalë dikush që të kërkojë edhe ndryshim kufiri edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

?Tani vetëm mund të ëndërrojnë të ndryshojnë kufij të Maqedonisë së Veriut. Tashmë ne jemi anëtar i NATO-s. Nuk ka ndryshim kufijsh në Maqedoni! ,”- ka deklaruar kryeministri  i Maqedonisë së Veriut. Zoran Zaev./CNA.al

Lajmet e fundit nga