LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Injorantë të revoltuar"/ Ngjela:Rama do destabilizimin e Shqipërisë

17 Shkurt 2019, 08:27, Aktualitet CNA
"Injorantë të revoltuar"/ Ngjela:Rama do destabilizimin e

Pasojat e protestës së Opozitës janë komentuar edhe nga avokati i njohur Spartak Ngjela.

Ky i fundit ka hequr paralelizma mes dy kampeve dhe mes dy liderëve, Edi Ramës kryeministër dhe Sali Berishës, lideri historik i PD -së.

“Çfarë do të ndodhë më tej me të korruptuarit e revoltuar të Shqipërisë? Do të vazhdojnë të ushqejnë shpresën e destabilizimit të Shqipërisë?

Dje hordhitë Berisha dështuan, edhe pse me një polici pothuajse inekzistente. Kurse kryeministri la kryeqytetin dhe shkoi në Vlorë. Turp për të. E gjithë shfaqja e djeshme ishte ky gjykim: korrupsioni kundër korrupsionit”, shkruan Ngjela.

Ai shkon edhe më tej, duke thënë se të revoltuarit që thyen xhamat e ndërtesës së kryeministrisë, ishin injorantë të paguar e asgjë më. Por edhe pse të tillë, sipas tij  nuk arritën të krijonin revoltë popullore.

“Plani qesharak i Saliut ishte: një revoltë e dhunshme me individë të blerë që duhej të sillte një ndezje të përgjithshme popullore. Por fitoi një hiç të madh. Vajti të pushtonte një ndërtesë të boshatisur se e mendonte si kështjellë për të marrë Shqipërinë. Dhe dështoi. Njëlloj si Donkishoti me mullinjtë e erës. Ky ishte diskreditimi i marrëzisë Berisha, që nga halli i frikës antikorrupsion kërkoi të digjte Tiranën e mandej Shqipërinë. Asgjë”, shkruan Ngjela.

I ashpër Ngjela është treguar edhe me kryeministrin Edi Rama.

“Po Rama, kryeministri pa zyrë i Shqipërisë, ku ishte? Asgjëkundi. Ishte i fshehur në Vlorë, sepse kryeqytetin ia kishte lënë në dorë hordhive të Saliut, me një ministër të Brendshëm inekzistent, dhe me një polici inaktive. Por edhe me një plan mbrojtës të kryeministrisë që kuptohej se ia kishte bërë FBI pa e pyetur fare kryeministrin endacak të Shqipërisë.

Turp. Këta vjedhës duhet të mos i shohë më shoqëria shqiptare. Po socialistët?

Ata janë mazhorancë. Nëse ende nuk binden që Rama do destabilizimin e Shqipërisë, nuk janë fare këtu. Ndërrimi i këtij kryeministri në fakt i heq korrupsionit bilateral çdo kartë. Por a do ta bëjnë dot socialistët duke vendosur një kryeministër të pakorruptuar?

Të shohim.

Duhet të shohim edhe një gjë: a do t’i arrestojnë keqbërësit e paguar të Saliut?”, përfundon avokati i njohur./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga