Connect with Us

Foto/Zbulohet historia e dashurisë së Arbana Osmanit me regjisorin e programit të saj

Aktualitet

Foto/Zbulohet historia e dashurisë së Arbana Osmanit me regjisorin e programit të saj

Publikuar

-

arbana osmani

Nëse do i besonim ligjit të tërheqjes që shpjegohet në librin “Sekreti” të autores Rhonda Byrne, atëherë mund të themi se moderatores së njohur të “Top Channel”, Arbana Osmani, i ka ndodhur pikërisht kjo magji.

Duket se misioni i saj televiziv për të bërë njerëz të lumtur me formatin “Dua të bëj të lumtur”, e bëri atë vetë të lumtur, pikë së pari dhe regjisorin shtatlartë e të qeshur të programit, Eduart Grishaj.

ARBANA

Nuk do të inspiroheshim rastësisht në këtë atmosferë Shën Valentini për ta bërë lajm këtë romancë të bukur që ka nisur mes dy kolegësh në televizion, nëse ata të dy të mos e ndjenin aq shumë, sa nuk munden dot më ta mbajnë vetëm për vete.

Dhe janë miqtë dhe kolegët e tyre gjithashtu që na e konfirmojnë këtë histori dashurie që ka kaq shumë pasion brenda saj. E dalë nga një histori e gjatë 16-vjeçare me financierin Ardit Kero (me të cilin ka një djalë), për Arbana Osmanin mund të themi se kur mbyllet një derë, hapet një tjetër.

arbana

Përveç dëshmitarëve që i shohin bashkë Arbanën dhe Eduartin tek dalin për një gotë në kohën e lirë, ndjekësit kanë vënë re afeksionin e tyre të bukur që e dëshmojnë me mesazhe të ëmbla dhe ngacmime në “Instagram”, që flasin për afrimitetin e tyre jashtë punës.

Për të mos folur për puthjet që bëjnë, sytë zemra dhe zemrat që shkëmbejnë, të bindur tashmë se ajo që ndjejnë për njëri-tjetrin është diçka e madhe dhe për të mos u mbajtur vetëm për vete. Komenti i parë i Arbanës në foton e Eduartit që bëri përshtypje, ishte kur ajo i thoshte: “Ai momenti kur kupton se ke harruar të çosh sms-në e parkimit” dhe që Eduarti iu përgjigj: “Arbana Osmani ma bëj pra një parkim!”.

Komentit të saj pasues “Je shumë i bukur gjithsesi”, ai ia kthen me një zemër. Për të vazhduar me të tjera komente kur ajo i thotë “Pa shih çfarë ylli” dhe Eduarti i vë vulën marrëdhënies së tyre ndërsa i deklaron hapur “Të kam zemër unë ty”. Këto komente u shkëmbyen vetëm një javë më parë kur pasi Eduarti postoi në “Instagram” foton e tyre bashkë, me diçiturën “backstage”, ku pozojnë të ulur pranë njëri-tjetrit dhe të veshur në stilin sport. Pra, e thënë shkurt, duket se dashuria e tyre ndjehet në ajër dhe ata nuk mund të fshehin më. Por këtyre momenteve në paskuinta, nuk u kanë munguar ato në ekran në rastin kur Arbana e falënderoi regjisorin për programin, duke nxjerrë me kamera edhe portretin e tij në mënyrë që publiku i “Dua të të bëj të lumtur” ta njihte dhe në portret.

arbana1

FJALËT QË EDUARTI I KUSHTOI ARBANËS KUR AJO E BËRI BASHKËPUNËTORIN KRYESOR

Kujtojmë që nëntë muaj më parë, kur u mbyll sezoni i kaluar i programit, ishte Eduarti ai që me anë të një statusi e konsideroi si një “kalim prove”, pasi iu besua atij regjia e një programi në prime time, në një televizion të madh si “Top Channel”.

Në fund të sezonit, djali nga Malësia e Madhe, i dedikoi një mesazh falënderues Arbana Osmanit, prezantueses që i besoi talentit të tij duke i dhënë këtë mundësi të madhe.

LEXO EDHE:  Historia e buzëkuqit, një enigmë më vete

Ai e shoqëroi mesazhin e tij publik me një video ndërsa shkruante: “Ishe ti që besove tek unë. Ishe ti mbështetja ime më e madhe. Në qoftë se unë kam arritur të bëj diçka të mirë në këtë projekt, është çdo gjë falë motivimit që mora nga ty. Jam me fat që isha pjesë e skuadrës tënde! Për një gjë jam i sigurt, je e vetmja në këtë vend që mund të bëjë një emision të tillë. Profesionalizmi yt do të jetë gjithmonë frymëzim për mua në çdo hap që do bëj unë! Faleminderit Arbana Osmani!”, shkruante Eduart Grishaj.

arbana2

Kujtojmë që Eduart Grishaj e ka nisur aktivitetin e tij si kameraman para shumë viteve, në Televizionin “Rozafa” në Shkodër, ku pasi fitoi eksperiencën e nevojshme, iu drejtua Tiranës, duke u angazhuar në “Top Channel”.

Brenda pak vitesh, Grishaj arriti të fitonte besimin për regjinë e një programi shumë të rëndësishëm në këtë televizion, duke ia dalë me sukses. Tashmë, ai është krahu i djathtë i Arbanës, që është padyshim një nga moderatoret më të mira, e cila e filloi karrierën e saj në “Top Albania Radio” në të 20-at. Prej vitesh është një nga personat më të rëndësishëm në televizionin ku punon, ku ka moderuar një sërë projektesh të rëndësishme.

arbana

ARBANA OSMANI DHE KOHA KUR DEKLAROI SE S’DO TË VISHEJ KURRË NUSE

Edhe pse ka qenë e martuar me letra me Ardit Keron, ajo e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes familjen e saj, ndonëse së fundmi nuk mungojnë fotot me të birin.

Foton e parë me bashkëshortin për 16 vite, Arbana e postoi në pranverën e 2014-s, ku ajo dukej e lumtur, ndërsa ai Eduart Grishaj është djali sharmant që ka rrëmbyer zemrën e moderatores pas divorcit të saj personazhe e puthte në ballë. Fansat e saj panë për herë të parë burrin e Arbanës (në një foto të publikuar me dëshirën e saj), edhe pse në atë vit kishin 12 vite të martuar.

arbana2

Fotot e publikuara deri në atë momente në media ishin ato të shkrepura nga paparacët, kur ata shkonin çift në ndonjë aktivitet publik ose për jetë nate. Faktin që moderatorja po jetonte një martesë të celebruar, e bëri publik para katër vitesh, kur u vesh nuse në sfilitën e “Geraldina Sposa”. Osmani pohoi se s’kishte plan të vishej nuse në jetën reale, pasi nuk i pëlqente të ndante intimitetet nga jeta private me të tjerët.

Ndërkohë që ajo zbuloi një fakt interesant, që prej vitesh jetonte me bashkëshortin në një qytet tjetër që s’ishte Tirana, për shkak të punës së tij dhe udhëtonte çdo ditë në kryeqytet për të punuar në televizion. Edhe pse një personazh publik, pas celebrimit kishte pranuar të merrte mbiemrin e burrit nga Tirana, duke figuruar në regjistrat e Gjendjes Civile si Arbana Kero, jo Arbana Osmani.

Ndërkohë, tashmë këtë mund ta konsiderojmë një kapitull të mbyllur, pasi dikush tjetër ka vendosur ta bëjë Arbanën të lumtur dhe anasjelltas./Burimi:PanoramaPus

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Historia e buzëkuqit, një enigmë më vete

LEXO EDHE:  Gruaja tregon se çfarë i bëri pija energjike burrit të saj

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Historia e buzëkuqit, një enigmë më vete

LEXO EDHE:  Me kë është dashuruar Ed Sheeran?

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: