Connect with Us

Djegia e mandateve si mision i pamundur

Aktualitet

Djegia e mandateve si mision i pamundur

Publikuar

-

lulzim basha propozon djegien e mandateve

Lulzim Basha sot i kapi të gjithë në befasi pas daljes së tij në media me qëndrimin se do propozonte djegien e mandateve të deputetëve të PD-së.

Një qëndrim që i kapi “gafil” të gjithë megjithëse dje qarkulloi në qarqet gazetareske në mbremjen e protestës si një hap i ri i Lulzimit.

Por nga propozimi i Lulit, dhe deri në djegien e plotë të mandateve është një det i tërë dhe duket një mision i  pamundur.

Kjo për disa arsye që fillojnë me aleatët, kritikët, ndërkombëtarët dhe shumë faktorë të tjerë të cilët Luli i ka më shumë frikë se vetë babain e tij politik Sali Berishën.

Së pari LSI dhe Monika Kryemadhi kanë qenë kategorikisht kundër djegies së mandateve. Monika Kryemadhi ka thënë se mandatet e LSI janë mandate gjaku dhe djegia e tyre nuk është rruga e duhur për të zhvilluar betejën me Edi Ramën, pasi qëllimi i tij është që opozita të mos jetë në parlament.

Së dyti a do ketë fuqi Lulzim Basha, të bindë deputetët e tij të dorëzojnë mandatet, përfshi këtu edhe ata që i vendosi në listë familja dhe ata që Luli ju shiti vende si në tregun çam. Shumë prej atyre që Lulzim Basha u ka dhënë mandate të pameritur e dinë se nuk do jenë më pjesë e listës, prandaj kjo thellon më shumë mundësinë e kundërshtimit por edhe një çarje tjetër brenda PD-së, me gjithë ultimatumet e Berishës dhe pazaret e mundshme të Bashës për premtime se do jenë në listat e reja dhe do udhëheqin fitoren në zgjedhjet e parakohëshme.

Një problem tjetër për Bashën janë dhe aleatët në listat e tij, deri tani ka folur vetëm Agron Duka që ska asnjë mandat, të tjerët do mbajnë frymën deri të enjten me shpresën që të shpëtojnë. Foli PDIU por deputetët e kësaj force as që e pyesin Shpëtim Idrizin të tre kanë kaluar bindshëm pro qeverisë. Me gjithë qëndrimet publike se janë pro djegies së mandateve në konfidencë ata thonë se ky akt do ishte çmenduri. Dule, Ndoka, Shehi apo Mediu do jenë zërat e fortë kundër djegies së mandateve.

Së fundi faktori problematik dhe kryesori janë  ndërkombëtarët. Ata duket të jenë problem tjetër i madh i Lulzim Bashës, djegia e mandateve dhe dalja në rrugë e nxjerr PD nga linja politike e çon në rrugë dhe kjo do sillte një problem të madh në këto momente. Qëndrimet e tyre dje gjatë protestës treguan se Basha ka problem të mëdha me trupin diplomatik në Tiranë. Qëndrimet e llojit po për Francezët pse nuk flisni janë idiotsia e rradhës e disa infantilëve dhe idiotëve politikë që krahasojnë pozicionin politik të Shqipërisë me Francën. Për “gjelat” e Europës politikanët tanë vlejnë me pak se zoçkat e pulës e pa bëra ende klloçka. Prandaj faktorizimi duke përdorur mënyra dhe sjellje të vjetra nuk duket se e ndihmojnë Lulin. Aksioni politik real qëndron përtej propagandës që vjen nga zyra e kunatit.

Lulzim Basha e ka vendosur veten e tij përballë një problemi të madh politik. Radikalizimi me tezën se Edi Rama do ikte në 16 shkurt në të kundërt duhet të ikte ai dhe Mona, e kanë çuar në një qoshe ku është strukur për të shpëtuar. Ai po luan gjithçka me një skenar që duket të jetë i Sali Berishës. Por përballë kësaj skeme të vjetër dje qëndrojnë shumë faktore të ndryshëm, sot që dy kryetarët e PD, njëri në detyre dhe tjetri hije i dinë më mirë se kushdo tjetër.

Beteja duket të jetë një mision i pamundur  vetëm se përfundimi vështirë që të jetë njësoj si në filma./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Teuta i ‘rrëmben’ Kukësit Stivi Frashërin

Publikuar

-

Nga

Ende s’është bërë zyrtare, por Stivi Frashëri do të jetë largimi i radhës te skuadra e Kukësit. Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që titullari i portës verilindore nuk do të vijojë më bashkëpunimin me nënkampionët.

28-vjeçari korçar preferon të ndërrojë ambient në sezonin e ri dhe të njëjtat burime tregojnë se është arritur akordi me “Djemtë e Detit”. Pra, në edicionin e ri futbollistik ai do të mbrojë katërkëndëshin e skuadrës së Bledi Shkëmbit.

Kujtojmë që “gardiani” i njohur është prej dy vitesh pjesë e Kukësit. Paraqitjet e tij me verilindorët kanë qenë relativisht pozitive, por shpesh herë nuk ka mundur t’i shpëtojë edhe kritikave.

Ka një CV të pasur pasi ka kontribuar me skuadra me emër si Flamurtari, Tirana, ndërsa është formuar te ekipi i Bylisit. Tashmë pritet të shihet se si do të vijojë aventura e tij e re në portën e durrsakëve.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: