LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Rama u rrëzua/ Ndaj kujt atëherë, do të protestojë kreu i PD-së, të enjten?

17 Shkurt 2019, 09:21, Aktualitet CNA
Basha: Rama u rrëzua/ Ndaj kujt atëherë, do të

Dje Opozita e Bashkuar për pesë orë radhazi ka protestuar në bulevardin para Kryeministrisë.

Ndërsa disa  qytetarë morën fjalën, nga ana tjetër disa protestues iu sulën kryeministrisë duke shembur skelën mbrojtëse dhe duke goditur derën me sende të forta.

Reagimi i Gardës me gaz lotsjellës, largoi protestuesit nga dera e kryeministrisë.

E njëjta situatë u përsërit disa herë, ndërsa kreu i PD -së, njëherësh kreu i Opozitës Lulzim Basha, bënte sehir disa metra më tutje.

Për më tepër ai hoqi dorë nga protestuesit, duke deklaruar se ishin banorë të Unazës dh jo të tijit, ata që sulmuan kryeministrinë.

Në këtë mënyrë pasi i shiti dhe i tradhëtoi protestuesit Basha, pas pesë orësh u tërhoq, sëbashku me kryetaren e LSI -së Monika Kryemadhin. Kjo e fundit betohej e përbetohej se nuk do të largoheshin nga sheshi pa rrëzuar Edi Ramën.

Por, Edi Rama nuk u rrëzua, ndërkaq ndërkombëtarët e “goditën” rëndë Opozitën.

Pas përfundimit të protestës, Lulzim Basha para selisë së PD -së deklaroi se Edi Rama u rrëzua, ndërkohë që  paraprakisht kishte njoftuar për shtyrje të protestës me datë 21 shkurt 2019.

“Falë sakrificës dhe falë qëndresës së suaj, sot Edi Rama nuk është më Kryeministër, Mirupafshim të enjten”, tha Basha para selisë blu.

Nëse Edi Rama nuk është më kryeministër për çfarë do të protestojë Basha të enjten?

Nga njëra anë deklaron se Rama u rrëzua dhe nga ana tjetër thërret sërish protestë. Protestë, ndaj kujt, nëse paska rënë Rama?

Apo për të vijuar ende pazarin e firmosur më 17 maj 2017? Duket se gjithçka është një skenar për t’ia zgjatur sa më shumë jetën Ramës në pushtet dhe nuk ka të bëjë me qytetarët, të cilët Basha një ditë më parë i thirri në shesh dhe më pas i tradhëtoi./CNA.al

 

 

 

Lajmet e fundit nga