LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuza e fortë e Goxhajt/ Basha braktisi protestuesit

17 Shkurt 2019, 16:17, Aktualitet CNA
Akuza e fortë e Goxhajt/ Basha braktisi protestuesit

Protesta e ditës së djeshme, përveç dhunës së ushtruar ndaj godinës së Kryeministrisë, solli edhe lëndime të protestuesve nga gazi që hidhej në drejtim të tyre për shpërndarjen e turmës.

Në lidhje me këtë ka reaguar avokat Altin Goxhaj i cili është shprehur se protestuesit janë helmuar deri në atë pikë sa që kanë nxjerrë gjak nga goja.

Më tej ai ka akuzuar Partinë Demokratike se ka braktisur protestuesit.

?Ditën e djeshme kanë shkuar në spital njerëz, kanë vjellur gjak njerëzit, kanë nxjerrë gjak nga goja, në vend që PD të shkonte në spital tek protestuesit ata nuk u interesuan fare. Dje janë helmuar njerëz nga gazi që është hedhur ndaj protestuesve,madje edhe vetë Lulzim Basha është helmuar e kemi parë dje të qajë. PD  dhe Basha i ka braktisur protestuesit. Edhe sot ka protestues që janë të helmuar por nuk shkojnë në spital se kanë frikë mos i arrestojnë?,-tha ndër të tjer Goxhaj nga studio e lajmeve të Fax News./CNA.al

Lajmet e fundit nga