Connect with Us

“U kthyen si pulat”/ Balla tallet keq me Bashën dhe Kryemadhin

Aktualitet

“U kthyen si pulat”/ Balla tallet keq me Bashën dhe Kryemadhin

Publikuar

-

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë sot se krerët e opozitës nuk do i djegin mandatet.

I pyetur nga moderatorja e emisionit “Kjo javë” në Neës 24, se a mund të ndodhë që kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi të djegin mandatet, deputeti i PS-së tha se një gjë e tillë nuk është e mundur.

Balla u tall keq me Bashën dhe Kryemadhin, për të cilët tha se u kthyen në Parlament si pulat për të mos djegur mandatet.

LEXO EDHE:  Protestuesit në burg/ Basha mesazh Qeverisë

“Mos kini merak se Luli dhe Monika nuk i lëshojnë mandatet, sidomos Monika e ka shumë problem atë pjesën e rrogës. Ata bojkojtuan parlamentin për  gjahstë muaj dhe më pas u kthyen si pulat për të mos djeguar mandatet kështu që mos u shqetësoni.”-tha ndër të tjera Taulant Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësia kalimtare, ndërkohë që temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë.

Sipas MeteoAlb zonat bregdetare do të paraqiten me mot të kthjellët gjatë gjithë ditës. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të karakterizohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare, të cilat do të jenë më të dukshme në orët e pasdites përgjatë shtrirjes Lindore.

LEXO EDHE:  Kryemadhi kërcënon Ramën/ “Loja sapo ka filluar”

LEXO EDHE:  Bashës i del gjumi/ Akuza Ramës: Ekonomia ka rënë në greminë



Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE