Connect with Us

Video-Tensione në Shkodër/ Policia fotografon protestuesit

Aktualitet

Video-Tensione në Shkodër/ Policia fotografon protestuesit

Publikuar

-

policia fotografon protestuesit ne shkoder

Ndërkohë që sot në orën 11:00 pritet të fillojë protesta e opozitës në Tiranë, mësohet se mijëra qytetarë janë nisur nga rrethet për t’ju bashkuar protestuesve në kryeqytet.

Protestues me autobusë e mjete private janë nisur nga Shkodra mëngjesin e sotëm për të ardhur në Tiranë, por sapo janë nisur, policia ka ndaluar një autobus.

Sipas raportimeve të tyre, policia ka fotografuar listën e udhëtarëve, gjë e cila ka shkaktuar tensione në radhët e tyre.

Nga ana tjetër deputeti i PD, Flamur Noka që ka qenë në një nga pikat ku janë mbledhur protestuesit në Shkodër, tha se sot është dita të flasin qytetarët.

LEXO EDHE:  Operacioni antikanabis/Kultivuesit e drogës qëllojnë ndaj policisë

“Siç e shihni janë disa pika ku nisen qytetarët shkodranë drejt Tiranës. Kjo ështën jë nga pikat. masiviteti është i paparë ndonjëherë. Janë me mijëra qytetarë të Shkodrës që po vërshojnë drejt Tiranës. Sot është dita të flasin qytetarët, sot do flasin shkodranët, do flasin shqiptarët, sot politika hesht. Është dita e tyre. Pritet ajo që qytetarët e dinë vetë. Sot është fjala e tyre jo e politikës”, deklaroi Noka.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Policia me ‘dorë të hekurt’/ Arrestohen 3 persona në Berat, procedohet penalisht një tjetër

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Një shtetas tjetër është proceduar penalisht për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• F. M., 26 vjeç, banues në Poliçan dhe L. B., 24 vjeç, Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

• S. F., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  Jahti i braktisur në Shëngjin/ Shoqërohet një shtetas francez

LEXO EDHE:  Kontrabandë në Doganën e Qafë-Thanës/ Arrestohet kandidati socialist

Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë proceduar penalisht, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Xhenio”, me një mjet tip kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorativ të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një punonjës.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE

Bota

Greqia i jep fund mbylljes totale/ Çfarë u vendos për kufijtë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Greqia duket se ka marrë veten nga pandemia ndërsa ka vendosur t’i japë fund mbylljes totale.

Mësohet se qeveria greke ka hequr oraret policore dhe tashmë qytetarët mund të lëvizin lirshëm pa orar të kufizuar. Nga dita e hënë rihapen kopshtet dhe çerdhet.

Gjithshtu Greqi ka hapur kuftijtë tokësorë me vendet e BE, ndërsa për kufijtë me Shqipërinë nuk ka ende ndonjë vendim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Detaje tronditëse nga krimi horror në Greqi/ 20-vjeçarja u vra nga një bandë shqiptaro-greke

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi horror që tronditi Greqinë, ku grabitësit mbytën 20-vjeçaren Caroline Crouch dhe i dhunuan bashkëshortin, ndërsa shpëtoi vetëm foshnja 11-muajshe.

Sipas mediave greke, pas këtij krimi të rëndë dyhsihet se fshihet një bandë e përbërë nga shqiptarë dhe grekë, të profilizuar për vrasje.

Siç raportojnë mediet fqinje, kjo bandë përbëhet nga person që përdorin dhunë te tepruar, rrahje dhe lidhje me litar ndaj shënjestrave të tyre.

LEXO EDHE:  Foto-Protestuesit i shkelin mbi fytyrë/ Tepsia kthehet në bumerang për Ramën

LEXO EDHE:  Faktet/ LSI në shërbim të Fatmir Xhafës

Për të shpëtuar pas krimeve tragjike, ata përdorin rrugicat dhe jo bulevardet kryesore, duke shmangur kështu postblloqet e policisë. Deri më tani, policia greke ka në “listën e zezë” 100 persona, që mund të jenë përfshirë në këtë krim./CNA.al

LEXO TE PLOTE