LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama sfidon Opozitën / "Ja, ku ndryshojmë ne me ata në Tiranë"

16 Shkurt 2019, 10:33, Aktualitet CNA
Rama sfidon Opozitën / "Ja, ku ndryshojmë ne me ata në

Kryeministri Edi Rama nga Vlora iu është përgjigjur akuzave të Opozitës se po organizon antimiting për të lënë në hije protestën e e tyre.

Ai ka sfiduar opozitën në lidhje me pjesëmarrjen në protestë.

“Duke parë këtë sheh të nbushur,  a thua se  nesër do të shkonim në votime”, ka thënë i entuziasmuar Rama.

Sipas tij Opozita i bëri reklamë takimit të tij në Vlorë, ndaj është edhe kjo pjesëmarrje.

“Ata na bënë reklamë dhe erdhën më shumë se çfarë ne prisnim këtu. Nuk erdhën se të tjerë janë mbledhur gjetkë.  Ne do të ecim hap pas hapi me ju. Ne kemi marrë votën tuaj që të qeverisim pa të tjerë në prehër  dhe e kemi pas të qartë se do të qeverisim pa u ndarë nga ju”, ka thënë Rama.

Sipas të njëjtit, ndryshimi mes tyre dhe  Opozitës, është ndryshimi mes Vlorës sot dhe Vlorës dje.

“Ndryshimi mes nesh dhe atyre që janë sot në Tiranë është ndryshimi mes Vlorës sot dhe Vlorës dje. Ata që janë sot mbledhur për të përsëritur të njëjtin avaz e kishin braktisur Vlorën përgjithmonë. Sot Vlora dhe Shqipëria kanë zot”, ka thënë më tej Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga