Connect with Us

Nga Mero Baze/ Ja që dhe mund të mos vrasësh protestues

Aktualitet

Nga Mero Baze/ Ja që dhe mund të mos vrasësh protestues

Publikuar

-

opinion nga mero baze

Nuk kam ndonjë emocion nga dhuna e protestuesve. Në demonstrata politike të vërteta, ajo është e pashmangshme dhe në protesta të sajuara, si kjo e sotme, ajo është e vetmja fuqi që mund të demonstrojnë inskenuesit. Ndaj nuk ja vlen të diskutojmë për dhunën e protestuesve, qofshin këta dhe të stisur.

Shqipëria europiane nuk turpërohet nga dhuna e protestuesve, por nga dhuna e shtetit.

Ajo që ka qenë problem në Shqipëri, nuk është kur e tepëron populli, qoftë dhe popull me pagesë, por kur qeveria nuk di të bëjë detyrën e saj.

Ylli i 16 shkurtit për fatin tonë nuk është dhuna, por policia dhe mënyra si ajo e vuri nën kontroll pa asnjë dëm. Ministri i Brendshëm, Aleksandër Lleshi dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, kanë dhënë sot një leksion demokracie, se si një dhunë e papërmbajtshme, e stimuluar dhe e parapërgatitur, u shfry si një flluskë sapuni, pa dëmtuar asnjë qytetar.

Shqipëria ka parë boll protesta të dhunshme dhe do të shikojë dhe në të ardhmen. Nuk ka recetë që i ndal ato, përveç një shoqërie të stabilizuar dhe me standarte të larta urbane.

Shqipëria jonë është larg me vite dritë nga ajo kohë.

Ajo që mund të bëjmë më shpejt dhe më mirë, është të kemi një shtet demokratik, një polici të aftë, dhe një përgjigje njerëzore dhe propocionale ndaj dhunës, në atë masë që të mos rrezikojmë jetën e askujt.

Sjellja e sotme e Policisë së Shtetit, nuk është vetëm një standart që vlen për të ardhmen, por edhe një standart për të kthyer kokën pas dhe për ta ballafaquar me krimin shtetëror të 21 janarit, dhe për të rihapur atë çështje, si pushkatim i qëllimshëm i protestuesve.

Më 21 janar nuk u prek dera e brendshme e Kryeministrisë. Maksimumi i dhunës, ishte një pijanec i papërgjegjshëm që goditi derën e jashtme të hekurit, dhe protestuesit u pushkatuan me duar në xhepa, ndërkohë që protesta kishte mbaruar.

Protesta zgjati po kaq sa kjo e sotmja, ndërsa dhuna e sotme, ishte ku e ku më e fortë dhe më e papërgjegjshme, se ajo e 21 janarit.

Mënyra se si Sali Berisha urdhëroi pushkatimin e qytetarëve, ku 36 prej tyre u prekën nga plumbat e gardistëve dhe katër vetë humbën jetën, ka sot një pasqyrë që dëshmon thellë se ai ishte një krim gjakftohtë, i llogaritur për arsye politike, dhe një instikt kafshëror ndaj kundërshtarit.

Mënyra se si sot u përballua protesta e dhunshme, është një akuzë e gatshme për 21 janarin dhe një rast për ta ballafaquar në gjykatë, një vrasës që sot tentoi katër herë rresht të hynte brenda dyerve të Kryeministrisë, duke lënë në hije dhe liderin formal të opozitës.

Nga ana tjetër, ky rast tregon se çfarë do të thotë të kesh një ministër të Brendshëm të aftë dhe me integritet, dhe një ministër të Brendshëm kukull si Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Nga Fatos Lubonja/ Për gazetarët e Ramës ose kur dembelizmi bashkohet me porosinë

Unë nuk e di nëse Edi Rama ka komunikuar sot me Aleksandër Lleshin, por e supozoj se si njeri i fiksuar për të drejtuar çdo gjë, mund ta ketë telefonuar.

Por ajo që ne pamë nga mënyra se si u soll policia, është një dëshmi se ministri i Brendshëm është sjell si general, dhe jo si kapter nën urdhëra politike, siç u soll Basha më 21 janar.

Unë besoj se Lulzim Basha nuk ka dashur të vrasë qytetarë më 21 janar, por duke qenë i pazoti të ishte ministër i Brendshëm, siç është i pazoti për çdo gjë, duke ja lëshuar çdo pushtet Sali Berishës, duke ndryshuar 5 herë qëndrimet brenda ditës, duke u ankuar tek shokët e vet se nuk e pyet njeri, e la protestën në mëshirë të një krimineli, dhe vrau qytetarët.

Njësoj e la dhe sot në dorë të tij, por këtë radhë Sali Berisha pati përballë një ministër që mori përgjegjësinë vetë, dhe ja doli.

Ndaj dita e sotme, nuk është vetëm një pasqyrë ku bëhet diferenca mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, por dhe diferenca mes ministrit të Edi Ramës dhe ministrit të Sali Berishës.

Pasi shteti modern është ai që bën diferencën me shtetin klanor dhe fisnor, me pushtetin e vetëm të një njeriu, që dhe armët i përdor për karrigen e vet.

Ja që mund të bëhet protestë e dhunshme dhe mund të mos vritet asnjë njeri, dhe këtu bie çdo ailibi e Sali Berishës për 21 janarin.

I vetmi dëm është një vepër arti e një artisti të njohur ndërkombëtar, vendosur në oborrin e Kryeministrisë. Edi Rama e vajtoi atë si artist, dhe jo si kryeministër.

Si kryeministër është mirë të rivendosë copat e saj aty ku ishin, pasi janë pjesë e historisë së shtetit shqipar. Nga kërpudhat, shkencëtarët vlerësojnë gjithmonë fuqinë e një pylli dhe vitalitetin e tij. Dhe copat e thyera të asaj kërpudhe, do na tregojnë për shumë vite se me çfarë derrash kemi pasur punë në pyllin tonë.

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Publikuar

-

Nga

“Vendimi për zgjedhje të parakohshme në PD nuk u konsultua”/ Nishani: Tentativë për manipulim

Ish-presidenti Bujar Bishani dhe kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka deklaruar se vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e ri nuk u konsultua me demokratët.

Nishani tha në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” se qartazi duket se ka një tentativë për manipulim të procesit të zgjedhjes së kryetarit të ri të PD-së.

Nishani deklaroi se procesi  është i imponuar dhe sipas tij tregon se kjo është bërë për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve që solli humbjen PD.

“Mbledhja e Këshillit ishte e nevojshme, pas procesit zgjedhor është vendi ku mund të merren vendimet më të rëndësishme të PD. Çështjet që u vunë në diskutim ishin të pakonsultuara. Ishte me faktin vendimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për kryetarin e PD, duke imponuar një proces i cili është i parakohshëm, por duket qartazi që ka një tentative manipulimi të theksuar dhe për t’i ikur përgjegjësisë reale të analizës së zgjedhjeve. 

LEXO EDHE:  Nga Fatos Lubonja/ Për gazetarët e Ramës ose kur dembelizmi bashkohet me porosinë

LEXO EDHE:  Zbulohen pikat e takimit të qytetarëve që do të dalin nesër në protestë/ Këto janë rrugët

PD ka dalë e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit. Për shkak të pritshmërive që kishte PD, ka krijuar dhe ka përcjellë një situatë drame të anës psikologjike, një zhgënjim të strukturave të PD, ka sjellë një kauz brenda strukturës organizative dhe jetës së PD, ka paqartësi të plota tek opinioni publik. Ajo që duhej në këtë moment ishte që Këshilli Kombëtar duhej të ishte mbledhur të të përcaktonte objektivat emergjent të adresimit të situatës”, nënvizoi ish-presidenti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa…

Publikuar

-

Nga

Mbi 12 mijë vaksina në Rinas/ Reagon BE: Askush nuk është i sigurt derisa...

Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi se mbrëmjen e sotme në aeroporti “Nënë Tereza” në Rinas mbërritën edhe 12,870 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 773 mijë sasinë e vaksinave të ardhura deri tani në Shqipëri.

Ndërkohë që delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se do të vijojë që të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër COVID-19.

“Pjesa e tretë e 145 mijë dozave vaksinash Pfizer të financuara nga Bashkimi Evropian dhe të mundësuara nga Austria mbërritën këtë mbrëmje në aeroportin e Rinasit.

LEXO EDHE:  Princesha e cila rrëzoi mitin e bukurisë/ 13 burra vranë veten për të

LEXO EDHE:  Bombat me gaz ndaj protestuesve të opozitës/ Zbardhet marrëveshja sekrete, si gënjeu Lleshaj

Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë. Askush nuk është i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt” shkruan delegacioni i BE-së në Tiranë, që drejtohet nga ambasadori Luigi Soreca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duma i tregon Bashës si mundet Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Deputetja e zgjedhur e PD, Grida Duma, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në Syri tv, ku deklaroi ku u pyet nëse beson që Lulzim Basha do ta mundë ndonjëherë Edi Ramën.

Duma tha se pasi të kenë fitusr besimin tek publiku Basha mundet plotësisht.

‘Besoj që ai mundet.  Trajektorja e kësaj rruge ka qenë e gjatë. Ka qenë me eksperienca nga të cilat automatikisht duhet të mësojmë dhe duhet të përmirësohemi në një lloj perfeksionimi të situatës. Nëse kemi marrë vendimin që të mos përdorim mjetet e paduhura drejt pushtetit, gjithçka që i duhet Lulzim Bashës dhe çdo korpusi të lartë të PD, të forcojë me mjetet e forta që ka dhe të mos të bëjë më çështje ekuilibrash, balancash, qokash.

Parimet e duhura që ka ndjekur të bashkohen me mjetet e duhura dhe me një organizim supereficent. Nëse do ta bëjmë këtë pasi e kemi fituar besimin te publiku unë them që po mundet plotësisht, dhe këtë nuk e them me patetizëm partiak.’

Nuk kam asnjë iluzion ndryshe për Edi Rama, Unë kërkoj një mirëkuptim. Unë mund të kem sugjerimet e mia për formulën e bërë. Ne nuk duhet të jemi me më formulën përbashkuese, por me formulën përbashkuese që bën eficencën e madhe. Herë pas here ne kemi qenë më shumë luajal se eficente.’/CNA.al

LEXO TE PLOTE