Connect with Us

Ndalohet autobuzi me protestues/ Reagon deputetja demokrate

Aktualitet

Ndalohet autobuzi me protestues/ Reagon deputetja demokrate

Publikuar

-

Deputetja demokrate Lindita Metaliaj, ka njoftuar për ndalimin e një autobuzi me protestues në hyrje te Tiranës.

Sipas Metaliajt, policia ka ndaluar autobuzin e parë të nisur me protestues nga Lezha.

Në fotot e hedhura në rrjetet sociale nga Metaliaj, shihet një autobuz i ndaluar dhe policia që po komunikon me shoferin.

“Forcat e policisë ndalojnë protestuesit për tu bërë presion. “Askush dhe asgjë nuk i ndal dot” , shkruan ajo në rrjetet sociale.

Ndërkaq, PD ka njoftuar se  50 mijë protestues janë nisur nga qarqet drejt Tiranës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Vendet e para iu duhen lënë të rinjve”/ Kush janë dy gratë që kryesojnë listën e Vlorës dhe Shkodrës

Publikuar

-

Nga

“Vendet e para iu duhen lënë të rinjve”/ Kush janë dy gratë që kryesojnë listën e Vlorës dhe Shkodrës

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se në vendet e para në listën e kandidatëve për deputetë, duhet të jenë të rinjtë.

Kështu në Vlorë listën e kryeson Edona Bilali dhe në Vlorë, Pranvera Resulaj.

“Të gjitha këto do të thoja lidhen me projeksione që mbështeten në strategji, taktika, një sërë komponentësh. Për ta mbyllur pjesën time, do të prek vetëm një element. Kush do jenë të parët në lista? Me shumë kënaqsi po ua jap këtë informacion duke qenë se të parët në lista nuk kemi asnjë debat. Pjesa më e madhe e tyre janë gra dhe vajza.

Po filloj me radhë: Edona Bilali është vendi i parë në Shkodër, personazh shumë i respektuar, një vajzë e përfshirë prej vitesh në projekte me donatorët në mbështetje dhe nxitje tëb krijimit të ndërmarrjeve të vogla, pedagoge në lëndën e ekonomisë dhe aktualisht doktorante në Austri. Është një prurje krejt e re.

Më tutje, Pranvera Resulaj e para në Vlorë. Është kandidate e mbështetur me shumë këmbëngulje nga gjithë komuniteti i biznesit në Vlorë. Ka qenë për një periudhë kohe drejtore e Tatimeve në Vlorë që gëzon reputacion. Meriton respekt duke qenë se përputhen më së miri për ne”, tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mbetemi alternativa më e pëlqyer e shqiptarëve”/ Rama prezanton objektivat për zgjedhjet e 25 prillit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama nga selia e PS ku po prezanton objektivat për zgjedhjet e 25 prillit, është shprehur se ndryshimi është pika e parë e manualit të drejtimit.

Sipas tij PS mbetet alternativa më e pëlqyer e shqiptarëve, teksa thotë se procesi i seleksionimit të kandidatëve ka filluar kohë më parë, ndërsa si bazë janë marrë këndvështrimet e publikut, paragjykimet dhe gjykimet e mediave si dhe rrjeteve sociale apo anketimet brenda PS dhe në rang kombëtar.

“PS ka lindur nga vullneti i ndryshimit, shpirti i ndryshimit është në ADN të kësaj familje. Ndryshimi është pika e parë sipas meje e manualit të djretimit, që e kishte si pikë referimi Nano më parë. Jam përpjekur ta forcoj dhe gdhend, me bindjen se kjo fuqia e ndryshimit është një nga fuqitë që e bën PS të pamplakshem dhe të pakonkurrueshme.

Kësaj fuqie i dedikohet fakti që jemi në krye të konkurrencës politike, mbetemi alternativa më e pëlqyer shqiptare, pavarësisht se as jemi pa gabime, as më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka. Askush më mirë se ne nuk di të vetëvendryshojë.

Për të ardhur deri këtu, për të seleksionuar lojtarët, kemi venodusr prej kohësh piketat e seleksionimit. Kemi integruar një mekanizëm të ri, përthithje të lojtarëve më të rinj. Platforma Deputeti që Duam. Ka pasur shprehje prekje interesi. Mbi 1 mijë e 500 të rinj. Prej të cilës ne kemi patur shumë lidhur me kapacitetin e mundshëm në dispozicion. Ky proces ka patur bosht drejtuesit politik të qarqeve, he është bauzar tek kapacitetet në dipsozicion. Jemi munduar ti shtojmë, për të patur një fushë zgjedhje me sa më shumë lojtarë të mundshëm.

LEXO EDHE:  Lezhë/ Procedim penal për 5 punonjësit e OSSHE-së

LEXO EDHE:  Kryebashkiaku i PD-së në krah të Ramës / Do të doja Bashën kryeministër por shqiptarët...

Bazuar në një hulumtim të ëvmendshmë të publikut, që jemi munduar ti analizojmë natyrisht me kontaktet në terren, me interesimin e vazhdueshëm në grupe interesi, por dhe duke u mbështetur tek anketimet, qoftë brenda PS, qoftë në shkallë kombëtare, qarqe, që i kemi bërë në mënyrë të përmuajshme. Flas për anketimet. Natyrisht në gjithë formimin e kësaj skuadre, kemi pasur në vëmendje qasjen ndaj problemeve, ballafaqimin ndaj lojtarëve.

Padiskutim, juve ndoshta ju surprizën, por një pjesë e rëndësishme në këtë proces ka qenë pjesa e gjykimeve dhe paragjykimeve mediatike ndaj nesh dhe rrjeteve sociale. Vetë dinamika e zhvillimeve sociale e dinimike në kohë është shumë e rëndësishme, por në fund jo për nga rëndësia, udhërrëfyes për ne kanë qenë objektivat. Mbi bazën e këtyre që thashë për çdo qark.”- tha Rama.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqipëria e ardhmja jonë!/ Zbulohet slogani i ri i PS-së

Publikuar

-

Nga

“S’ka kohë për pushim”/ Zbulohet slogani i ri i PS-së

PS do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit me sloganin “Shqipëria e ardhmja jonë! S’ka kohë për pushim” për të kërkuar një mandat të tretë qeverisës.

Në orën 19:30 Kryesia e PS bëhet gati për mbledhjen e cila do të përcaktojë dhe kandidatët e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ndwra  sot brenda orës 00:00 do të dorëzohen listat e partive në KQZ, mes tyre dhe ajo e PS.

Lista pritet që të ketë të tjera surpriza, teksa sot u larguan Eglantina Gjermeni dhe Musa Ulqini.

LEXO EDHE:  Foto-video ekskluzive/ Policia mbyll lokalin e Ben Blushit

LEXO EDHE:  Sherr masiv në qendër të Ersekës/ Plagoset me thikë njëri prej tyre

 

LEXO TE PLOTE