LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mashtrohet Rita Ora, i vjedhin një shumë të madhe parash: “E turpshme”

16 Shkurt 2019, 09:53, Lifestyle CNA
Mashtrohet Rita Ora, i vjedhin një shumë të madhe parash:

Këngëtarja Rita Ora është një prej viktimave të mashtrimit, prej 3.4 milionë paund.

Autor i mashtrimit është 37-vjeçari Andrew Munday, një kontabilist që pranoi mashtrimin e klientëve të profilit të lartë, mes tyre dhe të këngëtares me origjinë shqiptare.

Strategjia e tij ishte të synonte personazhet e njohur, ndërsa përdorte paratë nga mashtrimet për të blerë shtëpi.

BBC shkruan se, ngjarja ndodhi gjatë kohës që ai ishte punësuar nga firma e kontabilitetit ?Blue Cube Business Ltd?.

Munday u shpall fajtor në gjykatë për nëntë akuza mashtrimi.

Pas rastit, avokati i Rita Orës, Graham Shear tha se një pjesë e mirë e parave që i ishin marrë këngëtares, i ishin kthyer. Ai i cilësoi veprimet e të akuzuarit si të turpshme.

Një prej viktimave mësohet se është dhe këngëtarja VV Brown, e cila tregoi se e kaloi situatën e vështirë ndërkohë që ishte shtatzënë.

Lajmet e fundit nga