Aktualitet
Entuziasmohet Salianji/ “Policët po inkurajojnë protestuesit”

Deputeti demokrat Ervin Salianji pretendon se policia po bashkohet me protestuesit.
Ndërsa kolegë të tij njoftojnë se Policia po ndalon autobuzët me protestues, Salianji thotë të kundërtën.
Në rrjetet sociale, Salianji shkruan se Policia po bashkohet me qytetarët.
Sipas tij, thirrjeve të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, policia po i përgjigjet me mosveprim.
“Policia po bashkohet me qytetarët! Thirrjeve politikë të Ministrit dhe KM policia po i përgjigjet me mosveprim dhe me ndihmë ndaj protestuesve! Ende pa filluar, protesta i dha efektet e para! Policët që janë nxjerrë në rrugë për të kontrolluar protestuesit po inkurajojnë protestuesit të reagojnë edhe për ta, vetë efektivet duan ti bashkohen protestës së qytetarëve!” shkruan Salianji në rrjetet sociale./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...