LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dhuna në protestë/ Policia fillon ndalimet 

16 Shkurt 2019, 18:44, Aktualitet CNA
Dhuna në protestë/ Policia fillon ndalimet 

Ish Drejtori i Policisë Bashkiake, në kohën e drejtimit të saj nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Florenc Hoxha, është shoqëruar nga policia.

Shoqërimi i tij nga forcat policore është bërë pasi akuzohet si një nga iniciatorët e dhunës në protestën e sotme të opozitës.

Bëhet me dije se forcat policore e kanë marrë ish drejtorin nga shtëpia ku dhe ndodhej në momentin kur i është komunikuar utdhëri i shoqërimit.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar edhe një protestues 20 vjeçar, ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë, të identofikuar se kanë ushtruar dhunë në protestën e sotme./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga