LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Basha dhe Berisha ulen këmbëkryq mes protestuesve

16 Shkurt 2019, 10:27, Aktualitet CNA
Foto-Basha dhe Berisha ulen këmbëkryq mes protestuesve

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, opozita e bashkuar ka filluar sot një protestë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, sipas tyre për rrëzimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do përgatisë zgjedhjet e lira që do hapin rrugën drejt BE-së.

Marshimi ka filluar pa fjalime politike dhe ndërkohë kreu i PD, Lulzim Basha ish-kryeministri Sali Berisha kanë marshuar në këmbë mes protestuesve.

Pas bashkimit me qytetarët, Basha është ulur për disa minuta këmbëkryq me protestuesit.

Lajmet e fundit nga