LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau gruan/ Krimet e Rënda vendosin për “fatin” e gardistit

15 Shkurt 2019, 10:42, Aktualitet CNA
Vrau gruan/ Krimet e Rënda vendosin për “fatin” e

Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur sot të lërë në burg, 44-vjeçarin, Alket Arapaj, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij Ervilma Seferaj, 36 vjeçe, me të cilën kishte dhe një vajzë.

Arapaj, ka dalë sot para Gjykatës së Krimeve te Rënda por mediat janë lejuar vetëm në nisje të seancës. Ka qenë Prokurori Besnik Muçi që ka kërkuar që seanca gjyqësore të zhvillohet me dyer të mbyllura. Pasi ka dëgjuar palët, gjykatësi ka vendosur të lërë në burg 44-vjeçarin.

Shkak për vrasjen dyshohet xhelozia, pasi Arapaj ka deklaruar se kishte dyshime se e shoqja takohej me persona të tjerë kur ai ishte në punë. Edhe gjatë marrjes në pyetje Arapaj është shfaqur i paqëndrueshëm psikologjikisht.

Lajmet e fundit nga