LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Ulen tensionet me Italinë/ Franca kthen ambasadorin

15 Shkurt 2019, 08:57, Aktualitet CNA
Ulen tensionet me Italinë/ Franca kthen ambasadorin

Këtë të premte pritet që ambasadori i Francës në Itali, Christian Masset të kthehet në Romë.

Ministri i jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, në një intervistë për ‘Corriere Della Sera’ tha se amabasdori francez do të kthehet shumë shpejt në Romë.

Me datën 7 shkurt, Franca tërhoqi përfaqësuesin e saj diplomatik në Itali , pas kritikave që politikanët italianë i bënë qeverisjes franceze.

Vendimi për tërheqjen e tij nga ambasada franceze në Romë u mor pas sulmeve të vazhdueshme të politikanëve italianë ndaj qeverisë franceze ndërkohë që kjo e fundit në reagimin e saj zyrtar tha se deklaratat e tyre ishin të turpshme dhe të pabaza. ?Franca ka qenë, për disa muaj shënjestër e sulmeve të pabaza dhe deklaratave të turpshme?

Partitë e koalicionit qeverisës në Itali, e kanë sulmuar vazhdimisht presidentin francez, Emmanuel Macron duke akuzuar Parisin për varfërinë në Afrikë për shkak të politikave për emigantët dhe nxitjen e migrimit nga i gjithë Mesdheu drejt Italisë.

Lajmet e fundit nga