LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Studimi/Inteligjenca emocionale e burrave çelësi për një lidhje të lumtur

15 Shkurt 2019, 22:20, Aktualitet CNA
Studimi/Inteligjenca emocionale e burrave çelësi për një

John Gottman,një nga studiuesit më të vlerësuar dhe të njohur në fushën e raporteve në çift ka dalluar disa sjellje të cilat shumicën e kohës mund të jenë të dëmshme.

Sipas tij ka tre  faza të cilat quhen ?Kavalierët e Apokalipsit?: kritika, sjellja mbrojtëse si dhe përçmimi.
Studimet e tij në lidhje me raportet në çif janë konkluduar pas plot 10 viteve studime të qindra çifteve.

Ai arriti në përfundimin se çelësi i një martese të lumtur është inteligjenca emocionale e partnerëve dhe sidomos inteligjenca emocionale e burrit.

Burrat shpesh nuk e ndajnë fuqinë e tyre vendimmarrëse si dhe ekzekutive me partneren. Këta burra luajnë gjatë gjithë kohës në mbrojtje, gati për të sulmuar gjithçka që i cënon supermacinë e tyre. Natyrisht sjellje të tilla tregojnë se në këtë rast burri ka mungesë të inteligjencës emocionale.

Zakonisht burrat me inteligjencë emocionale të lartë do të kërkojë mendimin e partneres së tij në lidhje me zgjedhjet, vendimet dhe dëshirat. Kjo do ta bëjë raportin të shëndetshëm dhe të qendrueshëm./CNA.al

Lajmet e fundit nga