Connect with Us

“Statujat shemben në Shkurt”/ Parlajmërimi i fortë: Nesër shkruhet historia

Aktualitet

“Statujat shemben në Shkurt”/ Parlajmërimi i fortë: Nesër shkruhet historia

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka risjellë në vëmendje sot, disa nga ngjarjet historike për shqiptarët, të ndodhura në muajin shkurt.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti Boçi kujton 20 shkurtin 1991, kur u rrëzua busti i ish-diktatorit Enver Hoxha dhe 17 shkurtin 2008, kur Kosova shpalli Pavarësinë.

Ndërkohë, që na ndajnë vetëm një ditë nga protesta e paralajmëruar me 16 shkurt nga opozita, Boçi paralajmëron se do të jetë dita e lindjes së shpresës, e kthimit të besimit, dhe e ndërtimit të së ardhmes.

“Legjenda shqiptare e Shkurtit e ka një domethënie, e vetë Shkurti për këtë arsye e ka profecinë brenda tij.

Me bekimin e Zotit, sipas legjendës, Marsi “i luftës”, i mori tre ditë hua Shkurtit, për të përmbushur nga aty zemërimin e tij.
Për këtë ai u shënjua si muaji më i spikatur i vitit.
Ndërsa në vitin 91, me vullnetin e njerëzve të lirë, por dhe me bekimin e Zotit të rikthyer midis tyre, shqiptarët i morën një ditë hua shkurtit, duke e futur atë në histori.

Në datën 20 të tij, ata derdhën zemërimin e tyre rrugëve të Tiranës dhe shkulën e morën zvarrë nga qendra e kryeqytetit, statujën prej bronzi të diktatorit të fundit në Europë, duke i dhënë fund epokës me gjakatare vëllavrasëse dhe regjimit më absurd e duke hapur kështu portat e lirisë.

Në 17 shkurtin e 2008, Zoti e miqtë e shqiptarisë bekuan me pavarësinë e ëndërruar shekullore KOSOVËN. Statuja e dominimit serb u shkërmoq dhe u shbë.

LEXO EDHE:  Vrasja e Klodian Rashës/ Hyseni: Protesta e organizuar nga opozita, s'është as reagim qytetar

Ndërsa sot, jo rastësisht, qytetarët e këtij vendi, përsëri me bekimin e Zotit dhe me bekimin e familjeve të tyre e fëmijëve të tyre, kanë marrë nga Shkurti vetëm një ditë tjetër hua.
Datën 16.

Vetëm një ditë, për ta kthyer atë në ditën e lindjes së shpresës, në ditën e kthimit të besimit, në ditën e ndërtimit të së ardhmes.”-shkruan Boçi.

Më tej, deputeti demokrat thekson se kjo ditë do ti shërbejë  vendit një jetë të tërë.

“Vetëm një ditë, për të shkulur nga rrënjët me soj e sorollop, statujën e gjallë të mashtrimit, arrogancës e harbutërisë së pushtetit të korruptuar e degraduar kokë e këmbë.
Vetëm një ditë, për të shembur njëherë e mirë statujën e krimit, hajdutërisë e babëzisë.
Vetëm një ditë, për të nxjerrë zvarrë nga vrima ku është futur statujën prej kokaine, deliri e çmendurie të një Kryeministri të bojatisur e të marrë fund.
Mos u kurseni në këtë ditë!
Ajo është e historisë dhe e njerëzve të lirë e të ndershëm.
Statujat shemben në Shkurt!”-përfundon postimin e tij, Luçiano Boçi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Dyshohet për një viktimë

Publikuar

-

Nga

Kris arma në Shkodër/ Çfarë po ndodh?

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji, në Tiranë.

Mësohet se gjatë një konflikti ka mbetur i plagosur me armë një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Dyshohet se si pasojë i plagosuri ka humbur jetën, ndërsa nga informacionet paraprake, nuk raportohet për shkaqet e konfliktit.

LEXO EDHE:  Ja çfarë u bën Rama shqiptarëve që i ngrenë zërin dhe i dalin kundër

LEXO EDHE:  Foto-video/ Agravon në dhunë protesta në Korçë, ‘blindohet’ qyteti

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Izraeli provokon luftë me Jeruzalemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Publikuar

-

Nga

Izraeli provokon luftë me Jezuralemin/ Hidhen raketa në Gaza, 20 të vdekur

Është tensionuar në Izrael ku kanë filluar sulme ajrore me raketa kundër militantëve në Rripin e Gazës.

Ministria palestineze e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijët, kanë vdekur në sulme.

Duket se tensionet kanë kapur kulmin, aq sa Hamasi ka sulmuar me raketa mbi Jeruzalem, sa që detyruan edhe parlamentit të evakuohet, shkruan BBC news.

Kundërpërgjigjia nuk vonoi dhe Izraeli nisi sulmet ajrore mbi Gaza, ku ndodhet dhe baza e militantëve të Hamasit.

LEXO EDHE:  Vazhdojnë protestat kundër Lukashenkos/ Mbi 100 mijë protestues mbushin rrugët e Bjellorusisë

LEXO EDHE:  Ja çfarë u bën Rama shqiptarëve që i ngrenë zërin dhe i dalin kundër

Prej ditësh vijojnë tensionet kryesisht mes protestuesve palestinezë dhe Policisë së Izraelit, ndërkohë që Hamasi i Gazës ka kërcëntuar vazhdimisht se do të sulmojë.

Nga pala izraelite ndërkohë pretendojnë se kanë vrarë 3 militantë të Hamasit, kurse kryeministri Netanyahu ka theksuar se Hamasi tashmë ka kaluar vijën e kuqe.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Artan Hoxha zbërthen skemën: Eliminuan objektivin për pesë sekonda

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin në Vlorë, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Bledar Birçaj.

Në një intervistë për “Opinion”, Hoxha deklaroi se pjesë e këtij atentati ishin dy qitësa, që sipas tij janë profesionistë dhe arritën të kryenin objektivin e tyre për 5 sekonda.

Janë dy qitës dhe janë me eksperiencë. Ata janë të koordinuar në mënyrë perfekte se nuk e kanë dëmtuar personin tjetër që ishte pasagjer. Viktima është një njeri 45 vjecc. Agresorit të parë i bie automatiku dhe në atë moment del personi që ishte në sedilien e pasme. Nëse ata domnin të shkaktonin viktima të tjerë e kishin më të lehtë. Viktima ka ardhur para tre javësh nga Spanja. Ajo që bën përshtypje është fakti që të dy qitësat mbajnë një pozicion diagonal për të mos dëmtuar pasagjerin. Është një fragment sekonde, jo më shumë se 5 sekonda. Është një goditje shumë e shpejt. Kjo është vrasje tipike mafioze”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE