LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfimi tronditës/ Përdhunohet 14-vjeçarja, policia mbron autorët

15 Shkurt 2019, 11:40, Aktualitet CNA
Rrëfimi tronditës/ Përdhunohet 14-vjeçarja, policia mbron

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një tjetër denoncim të një qytetari dixhital, sipas të cilit një 14-vjeçare është droguar dhe përdhunuar nga trafiknatët.

Në mesazhin e qytetarit dixhital shkruhet rrëfimi tronditës i nënës se 14-vjeçares, e cila thekson se ka bërë disa herë kallëzime në polici, por nuk është marë asnjë masë.

Denoncuesi shkon edhe më tej, ndërsa shkruan se policia është bërë palë me trafikantët.

?Jemi prinderit e nje vajze 14-vjecare e cila ka me shume se 1 vit qe e kane mashtruar disa persona  dhe si pasoje e kercenimeve vajza me largohej me muaj te tere nga shpija pa e ditur ku rrinte. Duke e droguar dhe perdhuñar njekohesisht nga shume persona. Kemi bere kallzime ne polici ne komisariatin 1 shume here, por kallezimet tona binin ne vesh te shurdhet se komisariati 1 i shkrunte letrat ne menyre qe prokuroria ta mbyllte si ceshtje duke i lene perdhunuesit te lire, per te vepruar serisht mbi vajzen time pa patur shqetesim as nga policia as nga prokuroria.

Kur benim kallezimin ne komisariatin 1 tirane…u lajmeronin trafikantet nga punonjesit oficer policie dhe vajza vinte ne shtepi e egersuar dhe ikte pasi na bente presion me terheq denoncimin…?-shkruhet në denoncim.

Gjithashtu prindërit e vajzës akuzojnë policinë se mbulojnë trafiknatët dhe nuk veprojnë për ndalimin e përdhunuesve.

?Policia nuk vepronte per ndalimin e perdhunuesve dhe trafikanteve se i mbulonte oficeri i policise gjyqsore .F. S. Ky oficeri mbrohet nga eproret e komisariatit 1 dhe nga prokuroria… jemi ankuar dhe per kete oficer policie, por eshte e kote se eshte i mbrojtur me fanatizem nga eproret e tij… ?-shkruhet më tej në denoncim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga