LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Personat me precedent në protestë/ Vasili: Kriminelët i ka mazhoranca

15 Shkurt 2019, 17:33, Aktualitet CNA
Personat me precedent në protestë/ Vasili: Kriminelët i ka

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i qenë prezent në studion e lajmeve në Ora Neës ka folur rreth protestës që do të zhvillohet ditën e nesërme nga opozita.

I pyetur për përfshirjen e personave me precedentë penalë Vasili u përgjigj: ?Nuk kemi të tillë. I ka mazhoranca. I ka marrë. I ka grumbulluar dhe organizuar dhe i përdor mazhoranca prej disa vitesh. Prandaj jemi në këtë miting madhështor për të pastruar qeverisjen e vendit. Mesazhet erdhën edhe nga Presidenti i Partive Popullore Evropiane, sot nga reporteri i Budenstagut gjerman?.

Më tej ai u shpreh se protestuesit do të jenë nën monitorim dhe nën kontrollin e rreptë të tyre.

?Për sa i takon implikimit me kriminelë, ky është implikim që e mazhoranca dhe çdo provokim që kryhet lidhet vetëm me të. E kemi paralajmëruar qartësisht policinë dhe mazhorancën që i kemi në monitorim të fortë politik dhe profesional dhe për çdo veprim të gabuar që bëjnë do të jenë nën kontrollin tonë të rreptë?,-tha Vasili./CNA.al

Lajmet e fundit nga