LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Persona të inkriminuar në protestë?/ Përgjigjet “dhëmb për dhëmbë” PD

15 Shkurt 2019, 12:04, Aktualitet CNA
Persona të inkriminuar në protestë?/ Përgjigjet

Partia Demokratike ka reaguar ashpër, pas deklaratës së bërë nga Policia e Shtetit, ku ndër të tjera thuhet se ?persona të caktuar, me rekorde kriminale apo të dënuar më parë për vepra të rënda penale, janë përgatitur për të ushtruar dhunë ën protestë?.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i cilësoi si qesharake të tilla deklarata.

?Deklarata të tilla janë qesharake. PD nuk ka nxitur kurrë dhunë dhe as nuk ka pasur kurrë në radhët e saj persona me rekorde kriminale. Ata janë në qeveri dhe në polici.

As Vangjush Dako, as Saimir Tahiri, as Arben Ndoka, as Armando Prenga, as Mark Frroku, as Artur Bushi, as Elvis Rroshi, as Ergys Çyrbja, as Fatmir Xhafaj nuk do të jenë nesër në protestë?-tha Bardhi.

Më tej, ndërsa ju referua takimit të kreut të qeverisë nesër në Vlorë, Bardhi u shpreh se ?Rama dhe Gjiknuri do mbajnë nesër një antimiting në Vlorë, ku administrata është urdhëruar të jetë e pranishme.?

Por Bardhi theksoi se Rama nuk do të mund ta ndalë popullin të dalë në shesh dhe të protestojë kundër kësaj bande kriminale, sikurse e cilësoi ai qeverinë Rama.

?Por në shesh do të jetë populli i vjedhur nga kjo bandë kriminale dhe do të protestojë kundër kësaj bande kriminale.

Njoftojmë policinë politike se asnjë nga rrugët drejt Tiranës nuk janë më të rëndsiëshme se rruga për të ardhmen. Rrugët tona nuk ka fuqi të na i bllokojë një polici e përdorur nga trafikanët e drogës poër ta bërë Shqipërinë kolumbinë e Europës .Asgjë nuk mund ta ndalë dot popullin.

Ndryshimi është në duart e shqiptarëve të bashkuar, nuk do të lejojnë më një bandë të vendosë për ta, por shqiptarët do marrin në dorë fatin e tyre.?-deklaroi Gazmend Bardhi./CNA.al

Dhunë gjatë protestës?/ Paralajmëron Policia e Shtetit

Lajmet e fundit nga