LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk je vetëm, edhe pse je ndarë!” Vis Bajraktari i përgjigjet gazetares për ndarjen nga Lori Hoxha

15 Shkurt 2019, 10:53, Lifestyle CNA
“Nuk je vetëm, edhe pse je ndarë!” Vis Bajraktari i

Së fundmi është përfolur shumë ndarja e mundshme mes Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit.

Dyshimet filluan që kur u zbulua se çifti nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram e më pas nisën të përforcoheshin akoma dhe më shumë si pasojë e ngacmimeve të vazhdueshme nga ana e tyre në rrjetet sociale.

Ndërkohë, së fundmi ka reaguar Vis Bajraktari i cili ka postuar një video në Snapchat ku shfaqet duke dëgjuar radio.

Në këtë të fundit, gazetarja dëgjohet të flasë për urimin që djali i Sara Hoxhës, London, i bëri teze Lorit: ?Vjen pak çuditshëm ky urim, i cili pastaj postohet edhe në Instagramin e Lorit, si për të treguar domethënë që, ja nuk je vetëm, pavarësisht se je ndarë nga i dashuri, kot, këto janë analizat e mia, por nuk ka rëndësi, vazhdojmë programin.?

Ndërkohë Visi mbishkruan në video me ironi: ?Ashtu, më mirë vazhdo programin!?

Ky reagim për hir të së vërtetës interpretohet në shumë mënyra, kështu që po ju lëmë që aludimet t?i bëni vetë!

Lajmet e fundit nga