LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lirohet i dënuari me burgim të përjetshëm

15 Shkurt 2019, 08:32, Aktualitet CNA
Lirohet i dënuari me burgim të përjetshëm

Lirohet nga qelia i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e të konsideruarit i forti i Tiranës, Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali. Gert Gjinarari ka përfituar lirim me kusht.

Gjykata e Korçës, kryesuar nga kryetari Markelian Kuqo ka vendosur të pranojë kërkesën e Gjinararit për lirim me kusht, një vendim i marrë më 14 shkurt të këtij viti, në ditën e “Shën Valentinit”.

Gert Gjinarari u ekstradua në Shqipëri në vitin 2014, ndërsa akuzohet si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Zyberit. Ende është e paqartë arsyeja mbi të cilën është bazuar gjyqtari për të pranuar lirimin me kusht të të dënuarit përjetë në mungesë.

Gjinarari u dënua fillimisht në vitin 1999 me burgim përjetë nga Gjykata për Krimet e Rënda të Milanos, Itali. Ai u deklarua i fajshëm për veprat penale të ?vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste?, ?mbajtjes së armëve luftarake?, ?prodhimi dhe shitja e lendeve narkotike në formën e organizimit e drejtimit të kësaj veprimtarie? dhe ?kryerje e krimeve nga banda e armatosur?. Ky vendim mori formë të prerë në vitin 2001./ Shqiptarja.com

Lajmet e fundit nga