LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari tregon fytyrën e dytë të Edi Ramës

15 Shkurt 2019, 21:10, Aktualitet CNA
Gazetari tregon fytyrën e dytë të Edi Ramës

Aktivisti Vetëvendosjes Arbër Zaimi në një postim në rrjetet sociale ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas Zaimit, Rama në të gjitha premtimet e tij ka dështura ndërkohë që sot premton bashkim dhe don që çerekun e Kosovë t?ia falë Serbisë.

?Ai premtoi shëndetësi falas, por dështoi.

Premtoi arsim publik falas, por dështoi. E pati armik Çilin, tani mik për kokë.

Premtoi dënim të kriminelëve për Gërdecin, 21 janarin, e kështu me radhë, por i shpërbleu me leje ndërtimesh të reja e i bëri presidentë.

Gazetarët që dikur i akuzonte për shpifje, nga Mero te Sandri i bëri aleatët e vet më të fortë. Nuk ndryshuan ata, ndryshoi ky.

Premtoi rritje të punësimit, por siç po ia thonë dhe deputetët europianë, arriti veç zvogëlim të papunësisë përmes rritjes së emigrimit.

Premtoi afrim të figurave me kontribut shkencor, profesional e kulturor në qeveri e në grup parlamentar, por këta iu larguan që në vitet e para sepse e kuptuan që Zotëria e Tij nuk ha pykë e nuk pranon këshilla. Kështu që përfundoi duke emëruar çdo anonim që i kalon pranë atij.

Premtoi transparencë, por qeveris me llafe veshi të ?eminencave gri?.

Premtoi rend e ligj, por vrasjet s?kanë të ndalur, sidomos të grave e të të dobëtve, ndërkohë që kapitali i krimit të organizuar është ulur këmbëkryq, duke pamundësuar konkurrencën dhe investimet e përnjëmendta.

Premtoi integrim evropian, por tash ka mbetur që nuk e takon askush kur shkon të hapë ekspozitat me lulet e tij, që i hanë veç gomerët.

Premtoi investime në ekonomi e jo në asfalt, mirëpo ja që edhe ky paratë e buxhetit po i çon në asfalt, i cili po del shumë më i shtrenjtë se në kohët kur ky akuzonte për vjedhje.

Ky pra, ?Skënderbeu? i ri e i pafytyrë, po premton sot bashkim pasi t?ia falë çerekun e Kosovës Beogradit. Pasi ta çojë Trepçën në pronësi ndërkombëtare.

Premton bashkim paçka se deri më sot nuk e ka zbatuar asnjë marrëveshje prej atyre të lidhura me Kosovën. Paçka se Kosovës nuk ia pranon as prodhimin vendor e as qytetarin, por vetëm investimet prej kompanive mafioze dhe vetë mafiozët që shpëlajnë paratë duke ndërtuar në Shqipëri. Kur dikush ia kritikon përfaqësuesit e mafiozëve nga Kosova ai mbrohet ?pse po ma kritikoni Kosovën?.

Edhe me këtë bashkim pas copëtimit, ky përfytyron një lloj Schengeni ballkanik, ide e nisur që në 2009, dhe e ngecur sepse shqiptarët nuk duan ?jugosllavi të re?.

Unë s?mund të mbështes dot PD e as LSI. Por ky dhe tarafi i tij, s?është aspak më i mirë se ta?,-shkruan Zaimi./CNA.al

Lajmet e fundit nga