LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Tabaku zbulon arsyet/ Pse duhet protestuar nesër

15 Shkurt 2019, 14:02, Aktualitet CNA
Foto-Tabaku zbulon arsyet/ Pse duhet protestuar nesër

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka bërë sërish thirrje ndaj qytetarëve që të dalin nesër në protestë.

Ndërsa ka ndarë në rrjetet sociale, disa foto ku zhvillon takime në disa biznese të vogla, deputetja Tabaku liston edhe një sërë arsyesh pse duhet protestuar nesër.

?Ka shumë arsye për të protestuar nesër.Duhet protestuar për shtetin autokratik, për një kryeministër që ofendon dhe përbuz shqiptarët, për një qeveri që mendon për xhepin e oligarkëve dhe jo të shqiptarëve.?-shkruan Tabaku.

Më tej, ajo kërkon vecanërisht nga bizneset ti bashkohen kësaj proteste, dhe të ngrenë zërin kundër politikave fiskale.

?Mbi të gjitha bizneset duhet të ngrihen dhe të thërrasin fort shkatërrimin e përvitshëm që politikat fiskale po u bëjnë. Qytetarët nuk kanë para për të blerë produkte, nuk kanë të ardhura për të shpenzuar. Qeveria mendon të subvencionojë drogën dhe krimin e organizuar duke lënë në harresë qytetarët dhe sipërmarrësit.

Ejani nesër në protestën qytetarë për të dëshmuar se qeveria nuk mund të na heqë lirinë. Askush nuk mund të na marrë lirinë me të cilën kemi lindur.?-përfundon postimin e saj Jorida Tabaku./ CNA.al

[smartslider3 slider=16]

 

Lajmet e fundit nga