Connect with Us

Duka: Ulja e TVSH-së për produktet bujqësore sjell pasoja katastrofike

Aktualitet

Duka: Ulja e TVSH-së për produktet bujqësore sjell pasoja katastrofike

Publikuar

-

Agron duka kryetar i partise agrare ambjentaliste

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka në një postim në rrjetet sociale ka publikuar disa imazhe nga tubimi simbolik i organizuar nga kjo forcë politike përballë ministrisë së Financave kundër ndryshimeve të TVSH-së për produktet bujqësore.

Sipas Dukës ndryshimi nga 20% në 6% ka pasoja të mëdha për sektorin bujqësor.

“Sot Partia Agrare Ambientaliste organizoi një tubim simbolik përballë Ministrisë së Financave në mbështetje të fermerëve, grumbulluesve të fruta-perimeve, eksportuesve, tregtarëve me shumicë, agropërpunuesve dhe grupeve të interesit të dëmtuara nga ndryshimet ligjore të TVSH-së të produkteve bujqësore nga 20 në 6%.

LEXO EDHE:  "Largimi i Lleshajt nuk ishte për shkak të protestës"/ Rama zbulon “prapaskenat”

Ky ndryshim ka pasoja katastrofike për këtë sektor, sepse prish konkurrencën dhe falimenton tregtarët që zhvillojnë veprimtarinë e tyre brenda vendit. Çon drejt dështimit të agropërpunuesve të produkteve bujqësore (përpunuesit e qumështit, mishit, perimeve, ullirit, drithërave). Ul konkurrueshmërinë e produkteve vendase në raport me ato të rajonit, për pasojë edhe të ardhurat e fermerëve”,-shkruan Duka./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha i prerë/ “Të premten hyj në parlament, do respektoj zgjedhjen e sovranit”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Që nga shpallja e tij “non grata” nga DASH, është komentuar pafund nëse ish kryeministri, Sali Berisha pas fitimit të mandatit të deputetit do të jetë pjesë e parlamentit të ri.

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli, Berisha u shpreh se të premten do të jetë në parlament pasi do të respektojë zgjedhjen e sovranit.



Ditën e premte do të shkoj në parlament në përputhje të plotë me vullnetin e qytetarëve. Unë nuk fshihem pas mandatit. Nuk fshihem prapa sovranitetit. Nuk fshihem prapa dinjitetit. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur sovranitetin e vendit tim, sepse është shprehur nga zgjedhësit shqiptarë. Asgjë nuk mund ta shkelmojë atë, dhe mua nuk me mbetet tjeter përveçse ta respektoj. Asgjë nuk më detyron mua të shkelmoj mbi dinjitetin tim. Mandati është i parlamentit të një vendi Sovran. Unë nuk bëj asgjë tjetër përveçse i nënshtrohem sovranitetit. I nështrohem parlamentit dhe dinjitetit, tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

ZYRTARE/ Egnatia përforcon mesfushën, firmos ish-futbollisti i Marsejës

Publikuar

-

Nga

Chris Gadi i bashkohet Egnatias. Mesfushori 29 vjeçar ka  gjetur marrëveshjen me klubin dhe do jetë në dispozicion të ekipit qysh nesër. Futbollisti ka një CV të pasur, ku ka luajtur për ekipe si Marseille, apo Lok.Plovid. Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe eksperiencën me Charleroi. Karrierës së tij i shtohen edhe Etar dhe Spartak Pleven. Egnatia synon që të sigurojë qëndrimin në elitë.

LEXO EDHE:  Noka: Nuk kemi kërkuar qeveri me LSI-në/ Duam qeveri teknike!

LEXO EDHE:  Protesta në Korçë/ Policia shoqëron disa të rinj, 4 prej tyre gjobiten me 5 milionë lekë



“Welcome Chris GADI ! Mesfushori 29 vjeçar Francez është zyrtarisht pjesë e KF Egnatia ! Gadi ka disa eksperienca si : Marseille , Lok. Plovdiv , Spartak Pleven , FC Etar , Olym. Charleroi etj . Nesër futbullisti i bashkohet ekipit . KF Egnatia” – shkruan klubi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mbi 70% e kabinetit të ri gra/ Mustafaj kritika Ramës: Shumica nuk meritojnë të jenë as drejtoresha

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e “Radarit Informativ”, ka folur për qeverinë e re “Rama 3”.

Faktin që në qeveri Rama ka emëruar më shumë gra në poste drejtuese, Mustafaj e konsideron këtë si dizavantazh, kjo edhe për faktin se shumica nuk kanë ‘emër’.



 “Nuk më duket edhe aq i ri kabineti. Për mua ka një çekuilibër në kompozim, për faktin që ka 9 apo 10 gra nuk janë avantazh, pasi shumica e grave nuk kanë një emër, që opinioni të mbështesë shpresa që të sjellin diçka të re. Nga “CV”-të e tyre nuk meritojnë që të ishin as drejtoresha departamentesh” tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE