LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me pronën shtetërore/ Pse hesht Prokuroria?

14 Shkurt 2019, 11:08, Aktualitet CNA
Skandali me pronën shtetërore/ Pse hesht Prokuroria?

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj,  e ka shfrytëzuar postin e tij për të bërë pazare në lidhje me pronën publike.

Akuza ka ardhur nga deputeti i Kosovës Ramiz Kelmendi, i cili ka zbardhur rolin e  Veliajt në Bashkinë e Tiranës.

Kelmendi ka zbuluar se si Veliaj bën pazare për pronën publike, pa iu dridhur qerpiku.

Pazaret kanë ndodhur në lidhje me një truall, i cili ndodhet tek kthesa e Kamzës, dhe që është parashikuar për ndërtimin e një terminali.

Por, Veliaj edhe pse duke e ditur se është pronë publike, dy herë është takuar në zyrën e tij me deputetin kosovar Ramiz Kelmendi, të cilit i ka premtuar lejen ndërtimi dhe mbështetjen për këtë projekt.

Por, edhe pse faktet se si është abuzuar me këtë pronë ndër vite nuk mungojnë apo faktet se si Veliaj abuzon me detyrën zyrtare nuk mungojnë, Prokuroria dhe Arta Marku bëjnë sehir.

Faktet që duhet të zgjojnë Prokurorinë

Arta Marku, duket se është përgjumur në krye të Prokurorisë së Shtetit. Pasi shkaktoi skandalin tek Krimet e Rënda, ajo ka humbur nga qarkullimi.

Faktet janë të gjalla dhe po ulërasin. Nga njëra anë janë akuzat e deputetit kosovar ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe nga ana tjetër shkeljet që kanë kryer një sërë institucionesh ndër vite, në lidhje me këtë pronë publike.

CNA.al po i risjell edhe njëherë faktet, të cilat  sipas detyrës zyrtare duhej të ishin grumbulluar nga Prokuroria.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë sekserin për pronën publike dhe më pas ka nisur nga shantazhet. Provë është dëshmia e deputetit kosovar Ramiz Kelmendi.

Së dyti, abuzimet që janë bërë me këtë pronë ndër vite nga Agjencia e kthimit të Kompesimit të pronave, gjykatave dhe në fund nga Erion Veliaj.

Më tej po radhisim një nga një faktet.

Kujtojmë se ky truall i është dhënë për zhvillim nga Qeveria shqiptare asaj që quhej investimi i malajzianëve për të ndërtuar pallate, gjatë vitteve 1993-1994.

Me vendimin nr.130 date 14.04.1997  Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Ish-Pronarëve të Këshillit të  Rrethit Tiranë ka vendosur kompensimin në vlerë monetare të ish-pronarëve.

Me vendimin nr.31 datë 27.04.2007 Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ka vendosur: Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Zyrën Rajonale  të Komisionit të  Kthimit  dhe  Kompesimit të Pronave  Qarku Tiranë.

Pas katër muajsh me vendimin nr.1059 date 23.09.2008 Drejtoria e Pergjithshme e Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave , ka shfuqizuar vendimit nr. 136 date 26.05.2008  të dhënë nga  Zyra Rajonale e K.K.K.P.Qarkut dhe vendimin  nr.130 datë 14.04.1997 të  Komisionit të  Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.

Më pas rasti ka shkuar në Gjykatë, ku edhe gjyqtarët e shkallës së parë dhe të dytë janë bërë pjesë e abuzimit të pronës publike.

Thënë më qartë kemi të bëjmë me një pronë të shtetit të vjedhur në hallkat e ndryshme të Gjykatës.

Si provë për këtë Prokuroria mund të mbështetet tek vendimet e Gjykatave, në të tria shkallët.

Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit kanë vendosur që të lënë në fuqi vendimin nr.136, por gjithçka është rrëzuar me vendimin e Gjykatës së Lartë nr. 8736  e cila ka prishur vendimin e Apelit dhe të Shkallës së Parë dhe ka kthyer çështjen për rigjykim  në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Prona për të cilën kishin filluar vendimet e gjykatave ku në Apel,  tre gjyqtarët, Agron Papajani, Valdete Hoxha, Gramoz Levanaj  që dhanë vendimin,  sot nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë, në atë kohë admisnitrohej nga shteti.

Pretendetët se janë ish pronarë duke shfrytëzuar vendimin e  gjykatës së Apelit nr. 380, kanë regjistruar pronën e  tyre, duke bërë kështu një mbivendosje në një pasuri e cila në fakt në atë kohë administrohej nga shteti.

Prona në vitin 2008  nga Ministria e Transporteve ka kaluar në pronësi të Ministrisë së Financave për të ndërtuar dogaën e Tiranës dhe prona nuk pësoi asnjë tjetërsim.

Më pas me vendimin me vendimin nr. 770, datë 10.11.2011, kjo pronë kaloi  në pronësi të Bashkisë së  Tiranës për të ndërtuar terminalin e pasagjerëve.

Sot jemi në një situatë, ku një deputet nga Kosova rezulton të ketë blerë një pronë të “vjedhur”. Pasi ai ka blerë 5 milionë euro një pronë me  me vendim të Gjykatës së Apelit, vendim ky i cili është prishur nga Gjykata e Lartë.  Kjo e fundit ia kthyer pronën shtetit, por tashmë kanë dalë në dritë akuza të reja që implikojnë kryebashkiakun e  Tiranës Erion Veliaj./CNA.al

Pazar me pronën shtetërore/ Veliaj sekser dhe shantazhues

Ekskluzive/Deputeti kosovar bleu një tokë të “vjedhur”

Deputeti kosovar ?kryqëzon? Veliajn/ Mashtrove me lejen e ndërtimit

Lajmet e fundit nga