LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri në Parlament/ Procedohet penalisht Paloka

14 Shkurt 2019, 11:07, Aktualitet CNA
Sherri në Parlament/ Procedohet penalisht Paloka

Garda e Republikës ka reaguar në një deklaratë për mediat në lidhje me incidetin e ndodhur ditën e sotme në seancën parlamentare.

Garda e Republikës njofton se solucioni i hedhur ndaj kryeministrit Edi Rama ishte i parapërgatitur dhe thekson se ndaj nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Palokës ka nisur një procedim penal.

?Solucioni kimik ishte i parapërgatitur. Kemi nisur procedim ndaj shtetasit Edi Paloka.?-thuhet në njoftimin e Gardës.

Rikujtojmë që gjatë seancës së sotme plenare, Paloka i hodhi Ramës bojë me shiringë në fytyr dhe menjëherë pas këtij veprimi kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu seancën dhe përjashtoi deputetin e PD-së./CNA.al

Lajmet e fundit nga