LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama provokoi”/ Deputetja demokrate hedh dritë mbi incidentin në Kuvend

14 Shkurt 2019, 15:01, Aktualitet CNA
“Rama provokoi”/ Deputetja demokrate hedh dritë mbi incidentin

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku ka thënë se ngjarja e ndodhur sot në Parlament ishte e nxitur prej kohësh nga kryeministri Edi Rama.

Nga studio e emisionit ?Top Talk?, në Top-Channel TV, deputetja e Partisë Demokrati u shpreh se ngjarja e sotme nuk ishte e parapërgatitur, por ishte një ndodhi e momentit.

?Nuk intimidohet opozita nga gjuha e Kryeministrit, janë intimiduar shqiptarët. Kryeministri e ka bërë zakon që ofendon ata që e kundërshtojnë. Ai nuk ishte një gjest i parapërgatitur  ishte një gjest që ndodhi aty në seancë, Zoti Paloka e bëri në emër të gjithë shqiptarëve.

Unë e kam afër Zotin Paloka dhe nuk e dija se do të ndodhte një gjë e tillë.

Në 10 seanca të ndryshme është kërkuar të merren masa ndaj Kryeministrit dhe asgjë nuk ka ndodhur.

Kryeministri filloi duke sharë kryetarin e  opozitës vazhdoi me deputetë të opozitës. Kjo ishte një seancë nga e cila duhet të kishim respektuar mysafirin, por kjo gjë nuk ndodhi nga ana e tij.

Besoj se duhet t?i themi stop gjuhës së urrejtjes në Parlament, pasi po nxit urrejtje të njerëzit,?-deklaroi Jorida Tabaku./CNA.a

Lajmet e fundit nga