Connect with Us

Ish-ministri i “drogës” dhe skandaleve/ Kush i mbron milionat e Fatmir Xhafajt?

Aktualitet

Ish-ministri i “drogës” dhe skandaleve/ Kush i mbron milionat e Fatmir Xhafajt?

Publikuar

-

pse nuk i verifikohet pasuria

Për më shumë se një vit, Fatmir Xhafaj qëndroi në krye të Ministrisë së Brendshme. Gjatë kësaj periudhe Xhafaj u përball me një sërë akuzash, ku objekt ishte vëllai i tij Agron (Geron)Xhafaj.

Ish- ministri u akuzua se kishte mbrojtur vëllain e tij, në trafikun  e drogës.

Opozita publikoi vendimin për dënimin e vëllait të Fatmir Xhafës me 7 vite e 2 muaj burg nga Gjykata italiane për pjesëmarrje në grup kriminal për trafik ndërkombëtar droge mes Europës dhe SHBA-së.

Në rrethin e njerëzve të afërt, siç parashikon Ligji Antimafia, bën pjesë edhe vëllai i tij, Fatmir Xhafaj, aktualisht Ministër i Brendshëm.

Sot Agron Xhafaj po vuan dënimin në Itali, ndësa i vëllai i tij është larguar nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme.

Në bazë të ligjit Antimafia të gjitha pasuritë e Agron Xhafajt dhe Fatmir Xhafajt duhej t’i nënshtrohen hetimit dhe të konfiskoheshin.

Sipas Ligjit Antimafia, çdo familjar i një të dënuari për drogë, i nënshtrohet hetimit dhe pasuria e tyre duhet të verifikohet nga Prokuroria.

Më herët, organi i akuzës pati njoftuar se po verifikon pasuritë e Agron Xhafaj, ndërsa për vëllanë ish ministër nuk është ndërmarrë asnjë hap.

Në nenin 3 të Ligjit nr. 10192, datë 3.12.2009, i cili ndryshe quhet “Ligji antimafia”, përcaktohet fusha e zbatimit të Ligjit që prek edhe ministrin Xhafaj.

” Dispozitat e këtij ligji zbatohen edhe ndaj pasurive të: a) personave të afërm (bashkëshorti, fëmijët, të paralindurit, të paslindurit, vëllezërit, motrat, ungjërit, emta, nipërit, mbesat, fëmijët e vëllezërve dhe të motrave, vjehrri, vjehrra, dhëndri, nusja, kunata, kunati, bashkëjetuesi, thjeshtri, thjeshtra, njerku dhe njerka) të subjekteve të pikës 1 të këtij nen”, thuhet në pikën 2 të këtij neni.

Pyetja shtrohet përse nuk vepron Ligji Antimafia mbi Fatmir Xhafën? Pse nuk verifikohen dhe konfiskohen pasuritë e tij?

Ky Ligj duket se po zbatohet vetëm në mënyrë selektive, ndërsa për të pushtetshmit është i pafuqishëm.

Përballë pasurisë përrallore të Fatmir Xhafajt, dhjetra mijëra eurove që ai merr nga dyqanet në Vlorë, disa apartamente dhe dhjetra llogari bankare, Ligji Antimafia nuk vlen.

Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku, duket se derisa të jetë në atë detyrë, nuk do të lejojë që të preket Fatmir Xhafaj.

CNA.al ka zbardhur pasurinë ish- Ministrit të Brendshëm  Fatmir Xhafaj, sipas të dhënave të Open Spending Albani. Xhafaj rezulton se ka të paktën  9 llogari bankare, ndërsa bashkëshortja e tij rezulton pronare  e tre apartamenteve. Gjithashtu Xhafaj përfiton të ardhura neto nga qiradhënie dyqani në Vlorë, 13 770 Euro në vit.

Pasuria e Xhafës nga 2013-2017

Viti 2013

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si Deputet i Kuvendit të Shqipërisë 2 372 166 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Xhafaj, të ardhura nga paga pranë ISSH, 822 197 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Xhafaj, të ardhura në vlerën 10 855 256 lekë nga shitja e tre apartamenteve me sip. totale 220 .5 m2, në Pogradec, të përfituara me shkëmbim trualli.

Znj. Amantia Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërbimet pranë “Deloitte Albania” për periudhën Tetor-Dhjetor 132 683 lekë

Gjendja e llogarive në euro në fund të vitit 7 862 euro.

Gjendja e llogarive në lekë në fund të vitit 428 677 lekë.

Gjendja e llogarive në dollarë në fund të vitit 616 dollarë.

Depozitë bankare në fund të vitit me vlerë 1 001 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Xhafaj, gjendja e llogarisë në fund të vitit 65 521 lekë.

Znj. Xhafaj, dhënie huaje me vlerë 6 500 000 lekë një personi të tretë, pa interes, me afat shlyerje deri Dhjetor, 2014.

Burimi: të ardhurat nga shitja e apartamenteve.

Pagesë detyrimi me vlerë 9 162 euro për një kredi bankare të marrë në vitin 2006 për blerje apartamenti.

Pagesë detyrimi me vlerë 25 000 euro për shlyerje kredie të marrë për blerje makine.

Viti 2014

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 2 303 395 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga paga si punonjëse e ISSH-së gjatë periudhës 01.01.2014 – 01.10.2014, 675 851 lekë.

Vajza, Amantia Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërblimet nga “Deloitte Albania”, 683 520 lekë.

Vajza, Aulona Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërblimet nga “Intesa Sanpaolo Bank”, 590 484 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga shlyerja e huasë nga vëllai, 5 200 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 56 793 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 832 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 604 dollarë.

Gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 1 035 234 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 8 euro.

Gjendja cash, 4 200 000 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 9 300 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 37 215 euro.

Vajza, Amantia Xhafaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 457 euro.

Vajza, Aulona Xhafaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 69 347 lekë.

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer 44 999 euro, principali 100 000 euro, norma e interesit 13 euro, e marrë më 18.07.2006 me afat 15 vjet.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare të biznesit në një bankë të nivelit të dytë, 4 750 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare të biznesit në një bankë të nivelit të dytë, 48 euro.

Viti 2015

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 2 317 935 lekë.

Të ardhura nga interesa bankare, 19 930 lekë.

Të ardhura nga qira dyqani në Vlorë, 6 441 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga ushtrimi i veprimtarisë së noteres, 963 598 lekë.

Vajza, Amantia Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërblimet, 545 964 lekë.

Vajza, Aulona Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërblimet nga “Intesa Sanpaolo Bank”, 873 208 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga shlyerja e huasë nga vëllai, 1 300 000 lekë.

Të ardhura nga vendimi i gjykatës së datës 25.06.2015, 1 337 630 lekë.

Të ardhura nga shitja e veturës tip Hyundai, 5 000 euro.

Detyrime të papaguara në vlerën 38 480 euro për një kredi për blerje ap. Banimi marrë më 18.07.2006 me principal 100 000 euro dhe afat shlyerje 15 vjet.

Vajza, Amantia Xhafaj, detyrime të papaguara në vlerën 15 000 euro për një kredi për studime marrë më 21.12.2015 me principal 15 000 euro dhe afat shlyerje 5 vjet.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, -481 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 995 129 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 827 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 593 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 055 164 lekë.

Çelur depozitë bankare, 1 200 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 2 348 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 0.01 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 300 317 euro.

Shkëmbyer ap. Banimi në Vlorë me sip. 128 m2 me një tjetër ap. Banimi me sip. 113.4 m2.

Vajza, Amantia Xhafaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4 979 euro.

Vajza, Aulona Xhafaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 188 479 lekë.

LEXO EDHE:  Gjyqtari i “listës së zezë”/ Si e shtoi pasurinë Sulejman Kurti

Gjendja cash, pakësuar me 1 200 000 lekë.

Vajza, Aulona Xhafaj, bashkëpronare me 50% i një veture blerë më 27.07.2015 me cmim blerje 12 500 euro.

Bashkëshortja, dhënë hua motrës së bashkëshortit, 14 000 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 32 487 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 222 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 72 652 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 124 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 363 895 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, -37 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 2 041 euro.

Detyrime të paguara në vlerën -6 520 euro për një kredi për blerje ap. Banimi marrë më 18.07.2006 me principal 100 000 euro dhe afat shlyerje 15 vjet

Viti 2016

Të ardhura nga paga dhe përfitime të tjera financiare si deputet, 2 333 208 lekë.

Të ardhura neto për pjesëmarrje në Komisionin e Venecias, 769 euro.

Të ardhura neto nga interesa të dy depozitave bankare, 31 548 lekë.

Të ardhura neto nga qiradhënie dyqani në Vlorë, 13 770 euro, tatim në burim i paguar sipas kontratës së qerasë së datës 17.06.2015.

Bashkëshortja, të ardhura nga ushtrimi i veprimtarisë së noteres, 618 050 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga shitje ap. me sip. 96.7 m2, 30 000 euro, bashkëpronare me hallën.

Vajza, Aulona Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërblime, 929 309 lekë.

Vajza, Amantia Xhafaj, të ardhura nga paga dhe shpërblime pranë PriceëaterhouseCoopers S.P.A. Milano, 3 190 euro.

Gjendje llogarisë së Master Card, shtuar me 812 euro, nga rimbursim shpenzimesh për pjesëmarrje në komisionin e Venecias si dhe derdhje personale.

Gjendje llogarisë pagës shtuar me 757 240 lekë.

Gjendje llogari bankare, pakësuar me 4 028 euro për pagesa këst kredie.

Gjendje llogari bankare, pakësuar me 12 dollar.

Gjendje depozitë bankare çelur më 11.12.13 me afat maturimi 1 vjeçar, shtuar me 10 126 lekë, me të ardhura nga interesa.

Gjendje depozitë bankare çelur më 18.12.15 me afat faturimi 1 vjeçar, shtuar me 21 422 lekë, me të ardhura nga interesa.

Gjendje llogari bankare shtuar me 13 745 euro, me të ardhura nga qiraja.

Gjendje llogari bankare shtuar me 49 euro.

Gjendje llogari bankare, pakësuar me 288 008 lekë për pagesa këst kredie.

Gjendje para çash, pakësuar me 1 500 000 lekë, për mbulim shpenzimesh.

Bashkëshortja, Znj. Mimoza Xhafaj, gjendje llogari bankare shtuar me 29 982 euro, me të ardhura nga shitje prone në Pogradec në bashkëpronësi me të afërm.

Bashkëshortja, gjendje llogari bankare shtuar me 6 162 lekë.

Bashkëshortja, mbyllur depozitë bankare, 1 006 100 lekë dhe hapur depozitë me të njëjtën shumë në bankë tjetër.

Bashkëshortja, shtesë kontrate sipërmarrje më 30.06.2004 sipas së cilës do të përfitohen tre ap. me sip. 89 m2, 77 m2 dhe 70 m2.

Vajza, Aulona Xhafaj, gjendje llogarisë së pagës, shtuar me 30 499 lekë.

Vajza, Amantia Xhafaj, gjendje llogari bankare, pakësuar me 4 704 euro.

Vajza, Amantia Xhafaj, gjendje llogari bankare, shtuar me 100 euro.

Shlyer në vitin 2016 -10 257 euro për një kredi për blerje ap. banimi marrë më 18.07.2006 me principal 100 000 euro dhe afat shlyerje 15 vjet, për të cilin më 31 dhjetor mbeten papaguar 30 000 euro.

Shlyer në vitin 2016 -3 239 euro për një kredi bankare marrë nga vajza Amantia Xhafaj për ndjekjen e masterit, për të cilën është dorëzanë Z. Xhafaj. Kredia është marrë më 21.12.2015 me principal 15 000 euro dhe afat shlyerje 5 vjet, për të cilën mbeten papaguar më 31 dhjetor 12 181 euro.

Bashkëshortja, blerë veturë 200 000 lekë.

Viti 2017

Të ardhura neto me vlerë 756 486 Lek nga paga, shpërblime dhe rimbursim shpenzimesh nga pozicioni si Ministër i Brendshëm.

Të ardhura neto me vlerë 970 398 Lek nga paga, shpërblime, komisione të përhershme dhe komisione të përkohshme etj., nga Kuvendi i Shqipërisë.

Të ardhura neto me vlerë 180 Euro si rimbursimi fondesh nga udhëtimi në Kroaci nga Komisioni i Ligjeve.

Të ardhura neto nga interesat me vlerë 18 781 Lek, nga dy depozitat pranë Credins Bank, të çelura përkatësisht në datat 11.12.2013 me afat maturimi 1 vjeçar dhe 18.12.2015 me afat maturimi 1 vjeçar.

Të ardhura neto për vitin me vlerë 13 770 Euro, nga dhënia me qira e dyqanit në Vlorë për Procredit Bank, sipas kontratës me datë 17.06.2015

Bashkëshortja, të ardhura neto të vitit me vlerë 1 344 167 Lek nga fitimi i realizuar nga ushrimi i aktivitetit të Noterit.

Vajza, Znj.Aulona Xhafaj, të ardhura neto me vlerë 745 450 Lek nga paga, shpërblime dhe skemat e kursimit si punonjëse në Intesa San Paolo Bank.

Vajza, Znj.Aulona Xhafaj, të ardhura me vlerë 166 544 Lek nga përfitimet nga leja e lindjes.

Vajza, Znj.Amantia Xhafaj, të ardhura neto me vlerë 28 268 Euro nga punësimi në PRICEËATERHOUSECOOPERS S.P.A Milano.

Pakësim me 225 Euro në llogarinë pranë Raiffeisen Bank.

Pakësim me 295 203 Lek në llogarinë pranë Credins Bank.

Pakësim me 10, 41 Euro në llogarinë në Credins Bans.

Pakësim me 11,56 USD në llogarinë në Credins Bank.

Shtesë me 13 770 Euro në llogarinë rrjedhëse në Procredit Bank nga qiradhënia, e përshkruar në seksionin Të ardhura nga qiradhënia.

Pakësim me 41,25 Euro në llogarinë rrjedhëse në Alpha Bank.

Pakësim me 600 Lek në llogarinë rrjedhëse në Alpha Bank.

Pakësim me 1 500 000 Lek i gjendjes cash për mbulimin e shpenzimeve.

Shlyer shuma prej 32 241 Euro për kredinë për blerje apartamenti ne Tiranë, me vlerë 100 000 Euro dhe afat 15 vjet. Kredia është çelur në datë 18.07.2006 dhe është mbyllur në vitin 2017, njëpjesë e të cilës është paguar nga bashkëshortja (shiko pikën 11.).

Bashkëshortja, shtesë me 3 304 250 Lek në llogarinë rrjedhëse në BKT, nga shitja e pronës në Pogradec në bashkëpronësi me të afërm.

Bashkëshortja, pakësim me 18 018 Euro i llogarisë rrjedhëse në BKT, për mbylljen e kredisë në emër të Bashkëshortit pranë Alpha Bank.

Bashkëshortja, përfituar dy apartamente me sipërfaqe 69 m2 dhe 76 m2 përkatësisht, në datë 16.05.2017 si burim shkëmbim trualli sipas kontratës me datë 06.05.2017.

Bashkëshortja, shitje apartamenti me vlerë 3 300 000 Lek, me sipërfaqe 64.5 m2 , i përfituar si shkëmbim trualli sipas kontratës me datë 06.08.2016 dhe kontratës të këmbimit në datë 06.05.2017. Apartmenti është regjistruar pranë ZRPP Pogradec në datë 16.05.2017.

Bashkëshortja, të ardhura me vlerë 14 000 Euro nga kthimi i huasë të marrë nga motra e bashkëshortit.

Vajza, Znj,Aulona Xhafaj, shtesë me 453 952 Lek në llogarinë rrjedhëse të pagës në Intesa San Paolo Bank.

Vajza, Znj.Amantia Xhafaj, pakësim me 10 Euro në llogarinë rrjedhëse në Credins Bank.

Vajza, Znj.Amantia Xhafaj, shtesë me 3 752 Euro në llogarinë bankare në Intesa San Paolo Milano.

Subjekti deklaron se ka shlyer shumën prej 3 228 Euro (2907 Euro principal dhe 330Euro interes) për kredinë e marrë nga vajza e Z. Xhafaj për ndjekjen e studimeve në Gjermani, me vlerë 15 000 Euro dhe afat 5 vjeçar. Data e fillimit të kredisë është 21.12.2015 dhe detyrimi i mbetur në 31 Dhjetor 2017 është 9 273,58 Euro./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Emrat dhe dënimet jashtë vendit/ Një deputet dhe 6 këshilltarë nën hetim

LEXO EDHE:  Ish-sigurimsi në KLP/ LSI kërkon shkarkimin e Arta Markut

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Andi Bushati: Kryeprokurorja e re një marionetë e PS, e vërtetoi që sot

LEXO EDHE:  Pjesë e klanit të Arta Markut?/ Prokurori-“biznesmen” në SPAK

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: