LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krimi i organizuar “zbarkon” në parlament/ Nuk përmbahet Basha

14 Shkurt 2019, 09:48, Aktualitet CNA
Krimi i organizuar “zbarkon” në parlament/ Nuk përmbahet

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në një seancë plenare, ku pritet të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

I pranishëm në këtë seancë është edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Seanca filloi me një minutë heshtje, për viktimat e aksidentit të djeshëm, ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën 30 të tjerë.

Ndërkohë, në kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, pasi shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave, u është rikthyer akuzave ndaj qeverisë, e cila sipas tij është e lidhur me krimin e organizuar.

?Kush jemi ne të zgjatemi më shumë me hallet e Maqedonisë. Ky është morti i dytë me të cilin përballeni zoti Xahferi. Këta njerëz kanë ardhur në pushtet si shprehje e një grushti kriminelësh. Krimi i organizuar dhe bandat kanë kapur këtë qeveri. Kjo është arsyeja pse ne nuk festojmë sot bashkë me ju. Ne jemi të gëzuar për ju, por këtë qershor Shqipëria rrezikon të mos marrë hapjen e negociatave. Më lejoni zot Xheferri që fjalimin ta drejtoj drejt bashkëqytetarëve të mi që do përballen me protestën më të madhe për të diktuar ndarjen e politikës nga krimi. Dhënien fund të vjedhjes qeveritare, vjedhjes me ligj, vjedhje me dekret të popullit shqiptar.?-tha Basha.

Më tej, kryedemokrati ndërsa iu drejtua qeverisë, u shpreh se ?Këta prapa nesh janë kapur në vjedhje në flagrancë. Kjo qeveri ka hequr bukën e fëmijëve, për të mbushur xhepat e saj. Ky kryehadjut sot është lakuriq para jush?./CNA.al

Lajmet e fundit nga