Horoskopi i ditës, 14 shkurt 2019 – CNA
Connect with us

Aktualitet

Horoskopi i ditës, 14 shkurt 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Jeta sentimentale për ju çiftet nuk do jete aspak problematike sot. Përkundrazi dita do jete plot diell dhe e mbushur me emocione te këndshme. Beqaret duhet thjesht te tregohen me te vëmendshëm sepse edhe mund ta gjejnë sot dashurinë qe kane ëndërruar prej kohesh. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme sepse gjendja do jete e shkëlqyer.

DEMI 21. prill – 21. maj

Nëse jeni ne çift ndikimi i yjeve për ditën e sotme do jete shume i favorshëm. Do merreni vesh shume mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni me debate si dikur. Beqaret duhet te tregohen me te duruar dhe te mos nxitohen te hedhin hapa. Do vije edhe për ta momenti special. Saturni do ndikoje tek financat dhe do ju ndihmoje te grumbulloni me shume se zakonisht.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e ngrohte sot. Do dini si te ruani një komunikim te ngrohte dhe do toleroni me tepër nga me pare. Beqaret ka rrezik te zhgënjehen nga disa persona qe ne dukje ishin perfekte. Fatmirësisht qe nuk do kenë bere premtime. Financat nuk do jene te mira kështu qe shmangni çdo lloj investimi te tepruar.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Merkuri do ua zbukuroje tej mase jetën gjate kësaj dite. Harmonia do mbizotërojë ne çdo moment dhe kënaqësitë do jene me te forta se me pare. Beqaret do kenë ditën ideale për te bere projekte për te ardhmen pasi do realizojnë takime interesante. Paratë nuk do jene te shumta dhe duhet patjetër te tregoheni te kujdesshëm. Nga ana tjetër nuk këshillohet as te merrni hua.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Urani do jete pozicionuar keq gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe here pas here mund te keni edhe debate me partnerin. Do e kritikoni atë edhe për pamjen dhe sjelljen prandaj situata mund te tensionohet me shume. Beqaret mund te realizojnë takimin e tyre te ëndrrave, por nuk duhet te nxitohen për asgjë. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer dhe çdo hap duhet hedhur me kujdes.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Fati do ju buzëqeshë ne çdo moment sot juve qe jeni ne një lidhje. Do ja kaloni mjaft mire pranë te dashurit te zemrës dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast. Beqareve do ju plotësohen dëshirat dhe do e ndryshojnë shpejt statusin ne te cilin ndodhen. Ne planin financiar do i zgjidhni me maturi problemet dhe do jeni shume me te qete se disa kohe me pare.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Fati do jete ne anën tuaj gjate kësaj dite. Do shkoni neper vende te veçanta me partnerin dhe do përjetoni emocione e kënaqësi pa fund. Beqaret nuk duhet te nxitohen për asgjë. Nëse dikush nuk ua mbush mendjen plotësisht mbajeni larg. Me financat tregohuni sa me te arsyeshëm ne mënyrë qe gjendja te filloje te përmirësohet. Ju mund t’ia dilni mbanë.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Shfrytëzojeni sa te mundni çdo minute qe do kaloni pranë partnerit tuaj sot dhe keni për t’u ndier për mrekulli. Priten surpriza dhe çaste fantastike te cilat duhen shfrytëzuar ne çdo moment. beqaret nuk do kënaqen nga takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te qëndrojnë vetëm. Buxheti do jete gjithë kohës i mbrojtur prandaj mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni melankolike gjate gjithë kësaj dite ju te dashuruarit dhe do i merrni gjerat si t’iu vijnë. Nuk priten probleme apo vështirësi te mëdha. Beqaret do përjetojnë emocione dhe kënaqësi pa fund fale disa personave qe do i joshin ne çdo moment. Me siguri qe do pranojnë qe sot ta ndryshojnë statusin. Financat nuk do jene te këqija, por as fantastike. Tregohuni te kujdesshëm.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite goxha e trazuar dhe e zymte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Duhet te mateni me fjalët qe do i thoni partnerit nëse nuk doni qe çdo gjë te marre fund përgjithmonë. Beqaret do kenë takime, por asnjeri nuk do ju duket i veçante. Edhe sot kane për te mbetur vetëm. Ne planin financiar do i bëni mire llogarite dhe gjithçka do ece si duhet.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Mos u tregoni kokëfortë sot ne jetën tuaj ne çift dhe pranoni here pas here te hapni rruge. Partneri nuk do jete ne humorin e duhur dhe mund te acarohet për gjithçka. Beqaret do kenë me shume fat se me pare dhe do e ndryshojnë statusin. Gjendja e financave do jete e trazuar për shkak te shpenzimeve te pallogaritura qe keni kryer se fundmi.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Do përjetoni emocione te shumta sot ju te dashuruarit dhe do ëndërroni here pas here. Partneri do ju beje te ndiheni mire. Beqaret do jene gati te bëjnë gjithçka vetëm qe te mos qëndrojnë me statusin qe kane pasur deri me sot. Ne planin financiar fati do jete me ju. Do arrini t’i kryeni edhe disa investime te cilat me pare nuk kishit mundur t’i bënit.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Filloi shfaqja e teatrit të kukullave”/ Goxhaj: Ed Sorosi po ikën, Lal Sorosi po vjen

Publikuar

-

By

Avokat Altin Goxhaj në një postim në rrjetet sociale ka reaguar për heqjen e nga muret të emrit të Teatrit Kombëtar.

Goxhaj shkruan se, Veliaj po bën gati fadromat për të shembur teatrin kombëtar natën.

Sipas Goxhajt, Edi Rama po ikën dhe po ia lë vendin Veliajt i cili po vjen me ndihmën e Lulzim Bashës.

Postimi i plotë i Goxhajt:

LALI PO BEN GATI FADROMAT PER TE SHEMB TEATRIN NATEN! Edi dhe Lali po bejne gati fadromat keto dite per te shemb Teatrin Kombetar sps ka filluar Shfaqja e Teatrit te Madh Kombetar Te Kukullave ku:

ED SOROSI PO IKEN DHE LAL SOROSI PO VJEN ME NDIHMEN E LUL SOROSIT!

Regjizor: George & Aleks Soros

Aktoret kukulla: Ed Sorosi, Lali Sorosi, Lul Sorosi

Gjate nates, minjte e Lalit i kane heq Teatrit Kombetar emrin nga muret! Pra po behen gati me sjell fadromat mgjths sipas ligjit ata nuk e prishin dot pasi u ka skaduar 8 muaj me pare e drejta per nje projekt tjeter pasi Parlamenti u kish vene afat 1 mujor dhe afati i djegur u ka heq te drejten per t’a bere!

PRA QEVERIA PO PROVOKON NJE PERPLASJE DHE PERGJAKJE ME ARTISTAT PIKERISHT TANI?! Duket nje sjelljhe aspak elektorale apo jo? Pak si absurde kur opozita thote po na detyrojne per perplasje civile! C’ne kjo deshire e Edit dhe Lalit qe te pergjaken me artistat dhe intelektualet pikerisht tani kur protestat e Opozites po zbrazen perdite e me shume nga ngjyra gri dhe kane pefunduar ne protesta tipike militantesh?

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 26 prill 2019

E habitshme?!

Duhet te jesh shume i trashe qe te mos e kuptosh se Rama ka kohe qe po ben gati plackat ndaj dhe po mbush valixhet me 1 miliardshin e tij si kusht per te ik dhe me ja lene Lali Plehrit karriken sipas detyrimit qe i ka vene George & Alex Sorosi me ndihmen e Lul Sorosit i cili jo me kot e ka ndertuar gjithe “ortekun e kontrolluar” qe e shperthen drejt rrallimit muaj pas muaji e jave pas jave me sloganin se E KEQJA E MADHE ESHTE EDI DHE VETEM EDI!

Ne fakt ky eshte thjesht TeatrI i Verte dhe i Madh Kombetar tragjikomik ku komikja ka te beje me budallejte qe marrin seriozisht tallashiun mediatik dhe sloganet politike dhe tragjikja me vazhdimin e Axhendes Soros per Rrenimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqiperise!!!

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Nesër luhet Inter-Juventus/ Kampioni i botës çmend juventinët me postimin e tij

Publikuar

-

Këtë fundjavë luhet Derbi i Italisë (të shtunën, 20.30), mes Interit e Juventusit, dhe është një sfidë që nuk e humbet kurrë rëndësinë e saj, sepse tensioni mes dy tifozerive mbetet në nivele të jashtëzakonshme, për arsye që dihen.

Si zakonisht, në ditët përpara sfidës tifozët mbushin rrjetet sociale me debate, ofendime, ironi, tallje e kërcënime, por këtë radhë është “futur në fushë” edhe një “ish” i paharruar i Interit, Marco Materazzi, i cili nuk e ka fshehur kurrë se është një antijuventin i thekur.

Kampioni i botës në 2006, 5 herë kampion dhe fitues i Champions League me Interin, a ndezur pragsfidën me një postim në Instagram, ku shfaqet në një moment pasi i ka dhënë një goditje Del Pieros, në një sfidë të pak viteve më parë.

Natyrisht, kanë plasur komentet, me interistë e juventinë që kanë nisur debatin dhe ish-sulmuesin Luca Toni që komentonte me humor: “Mos më thuaj që bëre faull, hahahaha”, ndërsa disa tifozë të Juves kanë sjënjestruar vetë Materazzin.

“Materazzi? Një mbrojtës i dhunshëm, provokues, me ndërhyrje vrasëse… Por kishte edhe difekte”, shkruante dikush. Menjëherë Materazzi u përgjigj: “Po, për fat të keq, nuk i fitonte të gjitha finalet, vetëm ato të rëndësishmet!!!”.

I qartë thumbimi për traditën negative të Zonjës së Vjetër për të dështuar në finalet në Champions League, një plagë e vjetër për bardhezinjtë. Natyrisht, tifozët e Juves kanë reaguar keq, duke nisur nga ofendimet, ndërsa ata të Interit shpërthyen në lëvdata për Materazzin.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Premtimet për shëndetësinë/ Ministria nxjerr zbuluar Bashën

Publikuar

-

By

Ministria e Shëndetësisë në një reagim të shpërndarë për mediat i është përgjigjur deklaratave dhe premtimeve të kreut të PD-së, Lulzim Basha për sektorin e shëndetësisë.

Ministria i quan premtimet e Bashës boshe dhe gënjeshtra për të ardhur në pushtet.

Në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë janë bërë disa krahasime me kohën kur PD ishte në pushtet dhe Basha mbante poste të rëndësishme.

Reagimi i plotë:

Një pasqyrë ku shqiptarët të shohin gënjeshtrat e Lulzim Bashës për shëndetësinë

Premtim bosh apo mea culpa ishte ky i Kryetarit të PD për shëndetësinë?

Premtim i zbrazët për të ardhur në pushtet përmes artit të gënjeshtrës, që pak kush e njeh si ai, apo mea culpa për trajtimin që qeveritë e njëpasnjëshme ku ai ka qenë pjesë e rëndësishme, u kanë bërë profesionistëve të shëndetit?

Zotohet me shpresën që do u hedhë hi syve punonjësve të sektorit të shëndetësisë, apo bën mea culpa për një kohë kur, denigrimi i mjekëve dhe infermierëve nuk shprehej vetëm me një trajtim financiar qesharak, por edhe me kushte pune të mjera, ku minjtë proverbialë ishin po aq të kudogjendur, sa edhe gënjeshtrat në fjalimet e Kryetarit të PD për shëndetësinë.

Një kohë që ka ikur, për të mos u kthyer kurrë më!

Kur flet për shëndetësinë në gjendje kome, ka parasysh gërmadhat që la pas qeveria e tij, apo 80 qendrat shëndetësore ku qytetarët shqiptarë kanë filluar tashmë të marrin shërbime cilësore dhe me standarte. Të cilat deri në fund të mandatit, do të bëhen 300.

Kur flet për keqmenaxhim të burimeve njerëzore, e ka fjalën për fenomenin e punësimeve me pagesë nën dorë të infermierëve, në kohën e qeverisë ku Kryetari PD-së ishte pjesë, apo e ka fjalën për ndalimin absurd të specializimeve të mjekëve, që krijoi një boshllëk të rrezikshëm në plotësimin e spitaleve rajonale me profesionistë të shëndetit? Se me siguri nuk ka si të jetë duke folur për realitetin sot, ku infermierët punësohen vetëm falë MERITËS, nëpërmjet një procesi transparent, që është vite drite larg atyre që nxjerr nga goja kryetari i PD.

Kur flet për Buxhetin më të ulët, kthehet me mendjen e tij në kohën e Buxhetit mjeran që qeveria e tij i akordonte sektorit të shëndetësisë? Se me siguri, nuk e ka fjalën për Buxhetin që merr Shëndetësia sot, 43.3% më i lartë se në 2013-ën.

Kur flet për barnat, e ka fjalën për 40 milionë USD borxhe vetëm në sektorin e Shëndetësisë, që u trashëguan nga qeveria e tij, ku edhe serumi e barnat bazë, rrallëkund gjendeshin në spitale? Se me siguri, nuk ka si të jetë duke folur për realitetin e sotëm, ku tashmë ne kemi plotësuar Listën esenciale të barnave në çdo spital, kemi rritur 30 milion USD buxhetin e barnave të rimbursueshme, i kemi dhënë një herë e përgjithmonë zgjidhje furnizimit me herceptinë, një bar të cilin sot e merr falas çdo grua, e cila vuan nga kanceri i gjirit.

Kur flet për oligarkët në sistemin farmaceutik, ka në mendje çmimet abuzive, të cilët nuk njohën një herë ulje në kohën e qeverisë ku shërbeu devoshmërisht edhe kryetari i PD, e kur barnat bliheshin më shtrenjtë se sa në vendet e origjinës? Se nuk ka si të jetë duke folur për çmimet e barnave sot, ulja me 30% e të cilave, u ka kursyer shqiptarëve mbi 70 milionë dollarë.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 26 prill 2019

Kur flet për rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët, e ka fjalën për pagat tallëse të një kohe që nuk vjen më? Se me siguri, nuk ka si të jetë duke folur për rritjen 35% që kjo qeveri u ka bërë pagave në 5 vite. Pagesa për mjekët në spitale bashkë me shërbimin roje që kemi dyfishuar është mesatarisht 920 euro në muaj, ndërkohë që përfitojnë 2.5 milion lekë mbi pagën në muaj, kur shërbejnë aty ku ka mungesa për mjekë specialistë, të shkaktuara prej politikës dritëshkurtër të atyre që sistemin shëndetësor e çuan në kolaps.

Kur lexon mundimshëm shifrat që i vënë para për treguesit shëndetësorë, flet për një kohë kur të sëmurët humbnin jetën në urgjenca kardiake, për shkak se u vihej dryni pas orës ‪16:00, si dhe në fundjavë? Se me siguri që nuk e kanë informuar për më shumë se 3600 jetë të shpëtuara qysh prej fillimit të funksionimit të kësaj urgjence ‪24/7, as për 28400 qytetarët që kanë përfituar FALAS paketat e kardiologjisë në spitalet publike dhe jo-publike. duke u kursyer qytetarëve më shumë se 60 milion euro.

Kur përmend renditjen ndër vendet e Evropës, ka parasysh përjashtimin që u bënte qeveria e tij qytetarëve të pasiguruar, të cilët duhej të shkundnin xhepat, edhe kur vizitoheshin nga Mjeku i Familjes? Se nuk ka si të jetë duke folur për 600 mijë të PASIGURUARIT, që sot përfitojnë nga skema e rimbursimit çdo shërbim shëndetësor FALAS, duke ndjekur sistemin e referimit.

Kur sulmon verbërisht partineritetet publik-privat, e ka fjalën për pagesën 8100 lekë nga xhepi që çdo qytetar paguante për kontrollin e përvitshëm, apo për veglat e ndryshkura, që e kishin kthyer bashkëjetesën me infeksionet në një normalitet të hapësirave tona spitalore? Sepse me siguri  nuk e ka fjalën për analizat mjekësore, që sot shqiptarët i përfitojnë FALAS, pranë çdo qendre shëndetësore, kudo ku jetojnë, as për standartet evropiane me të cilat kryhen sot ndërhyrjet operatore, në çdo sallë operacioni në spitalet tona. Pa përmendur dializantët, që e mbajnë mirë mend kohën kur duhej të udhëtonin 4-5 orë për një seancë dhe sot e marrin shërbimin pranë vendbanimit, me standarte të larta.

Qytetarëve shqiptarë u vlejnë këto fakte dhe qindra të tjera, si një pasqyrë e mirë për t’ia vënë përballë kryetarit të arratisur opozitar, sa herë që zgjohet dhe hap thesin e të pavërtetave për sistemin e shëndetësisë.

Për sa na takon, do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë për ta përmirësuar sistemin, të vetëdijshëm se ka ende shumë gjëra që duhet të përmirësojmë, se ka ende premtime që duhet të përmbushim, se ende nuk kemi mbërritur atje ku duam të na shpjerë vizioni që ne kemi për shëndetësinë.

Duke folur me vepra në vend të fjalëve. Të bindur për aftësinë dhe mençurinë që kanë qytetarët shqiptarë, për të bërë dallimin mes kujt flet me punë dhe kujt me gënjeshtra./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet23:02 - 25 Prill, 2019

Serbët ndalojnë këshilltarin e kryeministrit të Kosovës

Të enjten, në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në vendin e njohur si “Dheu i Bardhë”, është ndaluar nga...

Aktualitet19:07 - 25 Prill, 2019

SHBA dënon dekretin rus për qytetarët në pjesën lindore të Ukrainës

Shtetet e Bashkuara dënuan dekretin e Presidentit rus Vladimir Putin, që ua bën më të lehtë ukrainasve në lindje të...

Aktualitet18:46 - 25 Prill, 2019

Kim Jong-un dhe Vladimir Putin zotohen për lidhje më të ngushta

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u zotuan për lidhje më të...

Aktualitet18:49 - 24 Prill, 2019

Pritje vllazërore/ Udhëheqësi komunist Kim Jong Un mbrin në Rusi

Sikurse ishte paralajmëruar, udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mbriti në qytetin port të Vladivostokut, në rajonin...

Aktualitet18:30 - 24 Prill, 2019

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës serbe për zgjedhjet në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi katër kandidatët e subjektit Lista serbe, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e...

Aktualitet18:22 - 24 Prill, 2019

Gjykata vendos masën e arrestit shtëpiak për 10 gra të kthyera nga Siria

Një gjykatë në Prishtinë vazhdoi të mërkurën dëgjimin e një grupi grash të kthyera nga Siria, nën dyshimet për përfshirjen...

Aktualitet10:28 - 24 Prill, 2019

Luftë kundër dhunës seksuale në rajonet e krizave

Me nismën gjermane Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon me një rezolutë që komuniteti botëror të luftojë më ashpër dhunën...

Aktualitet19:04 - 23 Prill, 2019

Rusia do të marrë me qira portin sirian të Tartusit

Medie të të dyja vendeve raportojnë se përfaqësues të qeverisë ruse kanë zhvilluar konsultime me Presidentin Assad për një marrëveshje....

Aktualitet18:32 - 23 Prill, 2019

Kim Jong Un dhe Vladimir Putin takohen të enjten në Vladivostok

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të udhëtojë këtë javë drejt qytetit rus të Vladivostokut për një...

Aktualitet18:26 - 23 Prill, 2019

Gratë e kthyera nga Siria nën hetime për përfshirje në terrorizëm

Rënia e grupit militant Shteti Islamik, që dikur kontrollonte mbi 100 mijë kilometra katrorë territor dhe së paku tetë milionë...

Aktualitet09:16 - 23 Prill, 2019

Fitorja e Selenskyjt në Ukrainë/ Shpresa e lindur nga zemërimi

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë aktori i komedisë, Volodymyr Selenskyj arriti një rezultat rekord. Pse i besojnë atij kaq shumë...

Aktualitet16:54 - 22 Prill, 2019

Vrau bashkëshorten dhe gruan e djalit/ Zbulohet arsyeja e krimit

Vrasja e trefishtë në lagjen Dardania në Prishtinë ka tronditur vendin. Një burrë ka vrarë gruan e djalit, gruan e...

Aktualitet14:56 - 22 Prill, 2019

Horror në Prishtinë/ Tre të vrarë me armë zjarri 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Prishtinë. Policia e Kosovës bën të ditur se tre...

Aktualitet14:42 - 22 Prill, 2019

Zeng Yi në Firenze, Kina në një shkrepje fotografike!

Intervistoi Dr. Dritan Haxhiraj: Prof Rocca, Ju jeni Drejtori i Akademisë së Arteve te Bukura të Firences, kohët e fundit...

Aktualitet14:00 - 22 Prill, 2019

Tragjedia në Sri Lanka/Miliarderi i ASOS humb tre fëmijët e tij

Numri i të vdekurve në sulmet e Sri Lanka është tani në 290, pas një serie shpërthimesh në kishat dhe...

Aktualitet11:23 - 22 Prill, 2019

Pendarovski dhe Siljanovska-Davkova në balotazh/ Vendosin votat e Rekës

Në Maqedoninë e Veriut u mbajt dje raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në balotazh u kualifikuan dy kandidatët maqedonas....

Aktualitet09:47 - 22 Prill, 2019

Bilanc lufte/ 290 të vdekur, mbi 500 të plagosur  

Ka shkuar në 290 numri i personave që kanë ndëruar jetë, ndërsa 500 të tjerë kanë mbetur të plagosur në...

Aktualitet09:27 - 22 Prill, 2019

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Pendarovski fiton raundin e parë 

Stevo Pendarovski, kandidat i 31 partive në pushtet të udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate, është shpallur fitues në raundin e parë...

Aktualitet23:31 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale/ Kandidati Blerim Reka fiton komunat shqiptare

Blerim Reka, kandidati shqiptarë në garën për president të Maqedonisë së Veriut, ka dalë kryesues në shumicën e vendbanimeve shqiptare,...

Aktualitet23:01 - 21 Prill, 2019

Numërohen 70 % e votave/ Mësoni kush e kryeson garën për President i Maqedonisë

Burimet më të fundit nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut flasin se janë numëruar rreth 70 % e votave....

Aktualitet22:28 - 21 Prill, 2019

Komediani mposht bisnesmenin, zgjidhet president i Ukrahinës

Presidenti aktual i Ukrainës, Petro Poroshenko, përfundimisht e pranoi humbjen, duke i njohur fitoren rivalit të tij në zgjedhje Volodimir...

Aktualitet21:16 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Kandidati shqiptar fiton Gostivarin

Burime nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë Veriore, kanë publikuar në ueb faqen e vet zyrtare rezultatet e para...

Aktualitet20:23 - 21 Prill, 2019

Zgjedhjet presidenciale maqedonase/ Ja pjesëmarrja në komunat me shumicë shqiptare

Shqiptarët janë faktor determinues në përcaktimin e kandidatit fitues të garës për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo...

Aktualitet20:15 - 21 Prill, 2019

Forcohet aleanca e populistëve para zgjedhjeve europiane

Euroskeptikët bashkojnë forcat para zgjedhjeve europiane. Tani edhe kryetarja e „Bashkimit Kombëtar“ francez, Marine Le Pen iu bashkua aleancës së...

Aktualitet20:11 - 21 Prill, 2019

Edhe sa kohë do të qëndrojë në post Angela Merkel?

Largim i parakohshëm i Merkelit? Për këtë po flitet shumë. Në fokus është vendosur kryetarja e re e CDU-së, Annegret...

Aktualitet20:02 - 21 Prill, 2019

Fitore apo balotazh?/ Përfundon votimi për Presidentin e Maqedonisë së Veriu

 Ndërkohë që konform ligjit zgjedhor, ora 19.00 ka sjellë mbylljen e të gjitha qendrave të votimit, duke i dhenë fund...

Aktualitet18:41 - 21 Prill, 2019

Ukrainë, kandidatët presidencialë në balotazh

Zgjedhësit në Ukrainë u drejtuan sot tek kutitë e votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të vendit. Balotazhi ka...

Aktualitet18:30 - 21 Prill, 2019

Po merrte pjesë në një ceremoni mortore/ Rrihet lideri i opozitës

Lideri opozitar, megjithse mbrohej nga Njësia e Operacioneve Speciale e policia, pasi u mor nga zona ku ndodhej, është dërguar...

Trending

Read previous post:
dorina bejko, spak
Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Mësohet se...

Close