LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fëmijët u lexojnë qenushave të keqtrajtuar dhe ne nuk po mbajmë dot lotët

14 Shkurt 2019, 22:20, Aktualitet CNA
Fëmijët u lexojnë qenushave të keqtrajtuar dhe ne nuk po

Të shohësh bashkë, krijesat më të pafajshme në planet, normalisht të ngjall një ndjesi dashurie dhe dhemburie, kështu që është normale edhe ndonjë lot tek tuk.

Një grup fëmijësh kanë vendosur që të shkojnë t?u lexojnë qenushave të keqtrajtuar, në mënyrë që këta të fundit të rikuperojnë besimin që kanë humbur tek njerëzit, për shkak të keqtrajtimit.

Iniciativa ka filluar si një program që kërkon të inkurajojë vizitat e fëmijëve në strehat e qenushave të braktisur. Teknika e leximit për qenushat e keqtrajtuar synon të kthejë besimin e qenushave tek njerëzit. Kjo pasi qenushat e keqtrajtuar shpesh janë agresivë ndaj njerëzve, ndaj dhe nuk adoptohen dhe në shumë raste përfundojnë duke u vënë në gjumë përgjithmonë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga