LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Burrat e bëjnë zgjedhjen e partneres bazuar mbi këto kritere

14 Shkurt 2019, 22:00, Aktualitet CNA
Burrat e bëjnë zgjedhjen e partneres bazuar mbi këto kritere

Tërheqja seksuale

Kur bëhet fjalë për tërheqje seksuale një burrë do të zgjedhë një grua që është e vendosur për të kënaqur kriteret seksuale që ka në jetë. Kjo grua duhet ta magjepsë me mënyrën si puth, si mendon dhe si vepron.

Përputhje ndjeshmërie

Në përgjithësi burrat kanë shumë dëshirë që të preken. Burrat janë më pak emocionalë se gratë, kështu që në një raport dashurie në mënyrë që të ndjejnë dashuri mbështeten shumë tek kontakti fizik. Një burrë zgjedh një grua në vend të një gruaje tjetër, pasi ndjen që përputhet më mirë me personin që ka zgjedhur edhe në anën e ndjeshmërisë fizikë.

Përputhje familjare

Një nga faktorët thelbësorë që ndikon në zgjedhjen e një burri,sa i takon partneres është dhe origjina familjare e saj. Pjesa më e madhe e burrave mendojnë që partnerja e tyre duhet të vijë nga një familje e shëndetshme dhe e mirë në mënyrë që të prezantohen denjësisht gjatë takimeve familjare./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga