Connect with Us

Aleati i Lulzim Bashës/ Duam rregulla të reja loje

Aktualitet

Aleati i Lulzim Bashës/ Duam rregulla të reja loje

Publikuar

-

Kryetari i LZHK-së Dashamir Shehi nga  emisioni “Të Paekspozuarit” foli rreth protestës së opozitës që do të mbahet këtë të shtunë me 16 Shkurt.

Sipas Shehit ata nuk po kërkojnë rotacion por rregulla të reja loje dhe një fushë të pastër.

“Ne nuk shkojmë për të bërë rrotacion, por ne do të shkojmë për të kërkuar rregulla të reja dhe të pastrohet fusha . Ky është mendoj unë mesazhi që duhet të dalë nga protesta. Do ta përmbysim që nga letrat, që nga mundësitë dhe  perspektiva dhe ky është një revolucion i kadifenjtë, por mos të tremben njerëzit. Ne duam rregulla të reja loje”,-tha ndër të tjera Shehi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Paketa e censurës”/ Klajda Gjosha: Liria e medias, kusht për integrimin e Shqipërisë në BE

Publikuar

-

Nga

“Paketa e censurës”/ Klajda Gjosha: Liria e medias, kusht për integrimin e Shqipërisë në BE

Ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se liria e medias është një kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë, si edhe një tregues i demokracisë në vend.

Ndërsa përmend reagimin e dhënë nga Reporteri për Lirinë e Medias, Stefan Schennah, i cili i ka bërë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të heqë dorë nga ndryshimet e propozuara, Gjosha shton se çdo përpjekje bëhet për të izoluar Shqipërinë.



“Raporteri për Lirinë e Medias në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Stefan Schennah, i ka bërë thirrje sot Kuvendit të Shqipërisë për të hequr dorë nga ndryshimet që Kryeministri ka propozuar për ligjin e shpifjes.

LEXO EDHE:  Ish-deputeti i PS sulmon ashpër/PD të kursejë “lotët e krokodilit”, Rilindja të japë librat falas

LEXO EDHE:  Basha dështon në 26 vjetor/ Mbledh më pak njerëz sesa votat e Salianjit në FRPD

Rikujtoj se liria e medias është një kusht i rëndësishëm i procesit të integrimit të Shqipërisë por edhe një tregues i nivelit të demokracisë në vend. Cdo përpjekje për të cënuar lirinë e fjalës, është një përpjekje për të izoluar Shqipërinë!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e raporterit të KiE për paketën e censurës/ Meta: Duhet reflektuar sa më parë

Publikuar

-

Nga

Deklarata e raporterit të Këshillit të Evropës/ Meta: Duhet reflektuar sa më parë për paketën e censurës

Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Stefan Schennac, ka shprehur sot shqetësimin për paketën e censurës, duke thënë se mund të ketë efekt tronditës mbi lirinë e medies.

Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i menjëhershëm i presidentit Ilir Meta, i cili kërkon reflektim sa më parë.

Meta thekson se miratimi i kësaj pakete mund të ndikojë negativisht për hapjen e negociatave.



“Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi!”, shkruan Kreu i Shtetit krahas deklaratës së Schennac.

LEXO EDHE:  Si dështoi Lulzim Basha t’i prishte protestën Ilir Metës

LEXO EDHE:  Basha bisedë me ambasadoren e SHBA/ Tregon çfarë i tha për testimet në Shqipëri

Ndërkohë, kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka marrë një lumë kundërshtish edhe nga ndërkombëtarë dhe figura të rëndësishme të politikës për krijimin e kësaj pakete./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Paketa e censurës/ Këshilli i Evropës: Parlamenti të heqë dorë, mund të ketë efekt tronditës mbi lirinë e medies

Publikuar

-

Nga

Paketa e censurës/ Këshilli i Evropës: Parlamenti të heqë dorë, mund të ketë efekt tronditës mbi lirinë e medies

Këshilli i Evropës ka shprehur sërish kundërshtinë e tij lidhur me paketën e censurës ndaj medias.

Ka qenë raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Stefan Schennac, ai i cili ka  shprehur sot shqetësimin për lirinë e medies dhe mbrojtjen e gazetarëve.

Schennach tha se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medies për shkak të kushteve të tij të gjera.



“Legjislacioni i propozuar nga Kryeministri shqiptar si një ‘paketë anti-shpifje’ synon të krijojë një organ administrativ që do të fuqizohet dhe do të urdhërojë mediet të heqin raportimet dhe lajmet për çështje të tilla si ‘cënimi i dinjitetit të individëve’, nën kërcënimin të gjobave të rënda. Është e qartë se një ligj i tillë mund të ketë një efekt tronditës mbi lirinë e medies për shkak të kushteve të tij të gjera.

LEXO EDHE:  Basha dështon në 26 vjetor/ Mbledh më pak njerëz sesa votat e Salianjit në FRPD

LEXO EDHE:  Lobimi rus për PD në SHBA/ Rama merr në “mbrojtje” demokratët

Unë i referohem Opinionit të Komisionit të Venecias Nr. 980/2020 të datës 19 qershor 2020, i cili thotë qartë se ligji vuan nga paqartësia dhe do të ketë të ngjarë të ketë një” efekt ftohës”, duke shtypur diskutimin e lirë dhe fjalën politike në internet në Shqipëri. Unë ndaj mendimin e Komisionit të Venecias se teksti i projekt-amendamenteve, nëse nuk rishikohet shumë, rrezikon t’i bëjë më shumë dëm sesa dobi lirisë së shprehjes në Shqipëri, për sa i përket medieve në internet”, deklaron ai.

Ndërkohë, i bëri thirrje Parlamentit që të heqë dorë nga propozimet aktuale dhe të rifillojë të gjithë procesin./ CNA.al

LEXO TE PLOTE