LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjedhja e votave/ Berisha: Zgjedhje me Ramën nuk ka

13 Shkurt 2019, 19:28, Aktualitet CNA
Vjedhja e votave/ Berisha: Zgjedhje me Ramën nuk ka

Ish kryeministri Sali Berisha ka thënë sot se zgjedhje me kryeministrin Edi Rama nuk ka.

Nga studio e emisionit ?Byro Politike? në ABC News, Berisha u shpreh se sot nuk mund ta thotë asnjë njeri që duhet të zhvillohen zgjedhje me Ramën.

?Vjedhja e votave tregoi se Rama nuk është zgjedhur nga qytetarët shqiptar. Sot nuk ka njeri që mund të thotë se mund të bëhen zgjedhje me Edi Ramën.?-deklaroi ish Kryeministri.

Më tej, ai foli për marrëveshjen e 18 majit të vitit të kaluar, ku kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri qeveri teknike me Ramën.

?Nuk jam autori i marrëveshjes së 18 majit, por jam mbështetësi i saj. Qëllimi i saj ishte vetëm që shqiptarët të mund të votonin të lirë. U fut PD-ja në zgjedhje u fut Lulzim Basha në zgjedhje dhe u faktoi shqiptarëve që ky nuk bën zgjedhje.?-tha ndër të tjera Sali Berisha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga