LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Soreca jep lajmin e mirë/ BE, 20 milionë euro për Shqipërinë

13 Shkurt 2019, 12:16, Aktualitet CNA
Soreca jep lajmin e mirë/ BE, 20 milionë euro për

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, nga prezantimi i raportit të rezultateve të deritanishme për bashkëpunimin e Shqipërisë me vendet e Europës, në luftën ndaj trafikimit të lëndëve narkotike, ka thënë se kjo tregon punë n e bërë deri tani.

?Rezultatet e prezantuarar sot janë mbresëlënëse. Ministria e Brendshme,  zyrat e Prokurorisë, të gjithë kanë treguar një punë të mirë. Bashkimi Europian dha fonde shtesë, të cilat ndikuan menjëherë në luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike.

Rezultatet e sotme treguan një gjë, kjo është logjika e  bashkëpunimit. Pikërisht në këtë sallë tetorin e vitit të kaluar BE, vendet europiane dhe Shqipëria ranë dakord që të bashkëpunonin në luftën ndaj trafikimit të lëndëve narkotike dhe sot një pjesë e asaj pune u realizua.?-u shpreh Soreca.

Më tej, ai shtoi se falë bashkëpunimit u bë e mundur goditja e katër grupeve dhe arrestimi i mbi 27 personave që bënin trafikimin e lëndëve narkotike.

?Bashkëpunimi bëri të mundur goditjen e katër grupeve dhe arrestimin e mbi 27 vetave. Ky krim nuk njeh turp, ndaj duhet vazhduar me luftën për ta goditur atë.?-tha Ambasadori.

Zyrtari i BE-së shtoi se operacioni ?Fuqia e ligjit? ka bërë një punë shumë të mirë.

?Sa i përket operacionit ?Fuqia e ligjit? ne kemi parë vetë sukseset e policisë,  goditjen e personave përgjegjës dhe konfiskimin e aseteve kriminale. Askush nuk qëndron mbi ligjin.

Rezultatet e sotme të luftës kundër kanabisit natyrisht duhet të vazhdojnë edhe në muajt në vijim.?-deklaroi ai.

Ambasadori theksoi se BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë vendin tonë në luftën kundër krimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

?BE do të vazhdojë ta asistojë Shqipërinë në luftën ndaj drogës dhe të ndihmojë në ekonominë. Sivjet dha një konmtrobut me një shifër prej 20 milionë eurosh që do investohen për policinë dhe njëherë dua që në emër të BE-së të uroj ata që kanë marrë pjesë në këtë akison.?-tha Luigi Soreca./CNA.al

Lajmet e fundit nga