Rrëfimi i ish-yllit të Real Madridit / “Humba 22 kg për 8 muaj dhe aty e lashë” – CNA
Connect with us

Aktualitet

Rrëfimi i ish-yllit të Real Madridit / “Humba 22 kg për 8 muaj dhe aty e lashë”

Publikuar

-

Royston Drenthe, shumë i njohur për bishtin e tij të pangatërueshëm nga kohët e Real Madrid në vitet 2007-2010, ka vendosur të varë këpucët e tij në gozhdë në verën e vitit 2016, pas eksperiencave në Rusi dhe Turqi.

I tërhequr kur ishte vetëm 29 vjeç, por me kondicionin e tij fizik jo në formën optimale, në korrikun e vitit 2018, Drenthe bën hap pas dhe firmos një marrëveshje 1-vjeçare për Spartan e Rotterdam.

Në një intervistë të fundit të dhënë për “AS”, holandezi ka rrëfyer ato moment të vështira të karrierës: “Arrita të peshoja plot 96 kg, më pas u stërvita fuqishëm dhe bëra një dietë të cilën nuk ia rekomandoj askujt. Nuk arrija të lëvizja në shtëpi. Humba 22 kg në vetëm 8 muaj”.

LEXO EDHE:  Interi e dëshironte me çdo kusht/ Ylli i Realit i lë me "gisht në gojë"

“Kisha kuptuar se nuk mund të tregoja më vlerën time. Ishte diçka psikologjike. Nuk kisha forcën të ecja nga njëri hotel te tjetri dhe as që të respektoja kërkesat e trajnerit. Pastaj, nëse futbolli të trishton, pyeta veten: pse të vazhdoj?” rrëfeu ish-futbollisti i Real Madrid.

Aktualitet

Klodiana Lala “zë ngushtë” kreun e KLP-së

Publikuar

-

By

Gazetarja Klodiana Lala, ne deklarate per mediat

Grupet parlamentare të opozitës, depozituan në datë 29 janar një kallëzim penal për Kryeprokuroren e Përkohshme Arta Marku dhe i kërkuan KLP-së shkarkimin e saj, për shkelje ligjore sipas tyre në zgjedhjen e Bujar Sheshit anëtar të KLP-së, i cili ka rezultuar se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Por, sot Këshilli i Lartë i Prokurorisë duke ju përgjigjigjur këskesës së partive opozitare PD-LSI, u deklarua se ky vendim nuk është në kompetencat e tij.

Ndërkohë, në një pronocim për mediat pas përfundimit të mbledhjes, kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi është “zënë ngushtë” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila e pyeti disa herë se nëse jo KLP-ja, kush është institucioni kompetent për shkarkimin e Kryeprokurores së Përkohme.

LEXO EDHE:  Interi e dëshironte me çdo kusht/ Ylli i Realit i lë me "gisht në gojë"

Por, Ibrahimi është justifikuar duke thënë se shkresa do të publikohet nesër. Edhe pas insistimit disa herë nga gazetarja, sërish Ibrahimi nuk ka kthyer përgjigje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Myslym Murrizi si përfaqësues i lëvizjes Duma-Salianji/ Grida drejt një partie të re?

Publikuar

-

By

Deputeti demokrat dhe kryetari i PD-së në Lushnje, Myslym Murrizi refuzoi të dorëzonte dje mandatin e deputetit. Ai pati disa reagime të forta mediatike, duke sqaruar dhe pozicionin e tij përballë vendimit të Lulzim Bashës.

Murrizi solli si argument faktin se PD mund ti kishte djegur mandatet në dhjetor, por shkoi në parlament dhe tani pas gati dy muajsh ndryshoi gjithçka.

Ai theksoi se janë 7-8 deputetë të PD-së, të cilët ndajnë të njëjtin mendim më të, dhe djegia e mandateve sipas Murrizit ishte një vendim i pakonsultuar dhe i nxituar.

Disa nga emrat kryesorë që ishin kundër djegies së mandateve janë edhe deputetja Grida Duma dhe Ervin Salianji. Të dy këta emra prej kohësh janë në një përballje me Lulzim Bashën pas bllokimit që kreu i PD-së ju bëri për të kandiduar në postet e sekretariatit.

Më pas Duma dhe Salianji, si një dyshe e pandarë u përfol se do fillonin një tur takimesh në bazë dhe gjithçka do fillonte nga Lushnja me mbështetjen e Myslym Murrizit, por dalja në protesta e ndali turin e tyre.

Sot pas më shumë se një muaji janë pa mandate deputetësh, pa poste sekretarësh dhe i vetmi që ka ngelur në krah të tyre është Myslym Murrizi. Ky i fundit duket të jetë dhe përfaqësuesi i tyre në parlament me mundësinë që si deputet mund të krijojë një forcë politike dhe në çdo përplasje më Lulzim Bashën, të dalë levizja e re më Gridën kryetare e cila gëzon mjaft simpati në opinionin publik.

LEXO EDHE:  Interi e dëshironte me çdo kusht/ Ylli i Realit i lë me "gisht në gojë"

Grida Duma nuk ka folur aspak për djegien e mandateve, përtej qëndrimeve të saj publike ajo u shfaq e nxirë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe nuk tha asnjë fjalë në Kryesi dhe mbledhjen e grupit parlamentar.

Ervin Salianji nga ana tjetër ishte kundër djegies së mandateve në mbledhjen e grupit parlamentar, por më pas në media tentoi ta fshihte këtë qëndrim të tij.

Murrizi me qëndrimin e tij së jane 8 deputetë kunder djegies së mandateve tregoi se 20% e grupit të PD-së është kundër  vendimit të Bashës.

Luli mesa duket ka përballë një klan të ri që mund ta rivalizojë brenda dhe jashtë PD-së./CNA.al

Ekskluzive-Salianji kundër djegies së mandateve/ Si gënjen publikisht deputeti i Bashës

Grida Dumës nuk i del inati me Lulzim Bashën

Ekskluzive/ Murrizi flet për CNA.al: Pse nuk e dorëzoj mandatin

Akuza e Murrizit/ Genc Pollo dhe Alibeaj sabotuan fushatën e PD

 

Nuk ndalet Murrizi/ Shpërthen kundër Kryesisë së PD-së

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zbulohet sekreti/ Francezët fituan Botërorin falë… çamçakëzëve!

Publikuar

-

By

Franca ia doli të triumfonte në Botërorin Rusi 2018, duke dërguar për herë të dytë në histori kupën e botës në Paris. Didier Dechamps arriti të ndërtonte një grup fantastik dhe një formacion të frikshëm. Të shumta ishin shkaqet e fitores së kombëtares franceze, por “Le Parisien” zbulon dhe një detaj të çuditshëm.

Rreth 120 paketime me çamçakëzë me kapsula prej 50-100 miligram kafeinë janë përdorur nga lojtarët e kombëtares franceze. Kafeina nuk konsiderohet një substancë dopingu që nga viti 2005, pavarësisht se mbetet në listën e produkteve të mbikëqyrura nga Agjencia Botërore Anti-Doping.

LEXO EDHE:  Interi e dëshironte me çdo kusht/ Ylli i Realit i lë me "gisht në gojë"

Përdorimi i kafes është bërë trend në kampionatin francez, pasi atë e përdorin shumë ekipet e Marsejës dhe Reimsit, sidomos në pushimin e ndeshjeve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet19:35 - 21 Shkurt, 2019

Arrestohet ish Kryetari i  Parlamentit të Maqedonisë së Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi në orët e vona të pasditës të së mërkurës ish-Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë,...

Aktualitet18:46 - 19 Shkurt, 2019

Senatori Sanders provon sërish/ Njofton kandidaturën për presidencialet

Listës së demokratëve që duan të përballen me Presidentin Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, iu shtua të...

Aktualitet09:00 - 19 Shkurt, 2019

Horror/ 18 vite në frigoriferin e së motrës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Kroaci, ku një grua e cila ishte zhdukur që në vitin...

haradinaj nuk terhiqet nga vendimi per taksen haradinaj nuk terhiqet nga vendimi per taksen
Aktualitet16:05 - 18 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Nuk tërhiqet Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një vizite në kompleksin memorial në Gllogjan ndër të tjera ka folur edhe rreth...

Aktualitet09:35 - 18 Shkurt, 2019

 “Kalova nga Tirana”/  Gruevski bën paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili aktualisht ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik ka pohuar se arriti...

Aktualitet21:55 - 17 Shkurt, 2019

Paralajmërimi i Thaçit/ Herët a vonë gjenocidi i Serbisë do të ndëshkohet

Presidenti i Kosovës gjatë deklaratës së tij për 11-vjetorin e pavarsisë së Kosovës ndër të tjera u shpreh se marrëveshja...

Aktualitet18:28 - 17 Shkurt, 2019

Kosovë-Serbi/ Kryeministri maqedonas, deklaratë të fortë për ndryshimin e kufjve

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, nga qyteti gjerman i Mynihu, ku mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Çështje...

Aktualitet13:21 - 17 Shkurt, 2019

Marrëveshje me Serbinë/ Tërhiqet Haradinaj?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tijë në seancën solemne për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës është...

Aktualitet12:14 - 17 Shkurt, 2019

Seanca e pavarësisë së Kosovës/ Veseli: Kosova duhet të dëgjojë Amerikën

Sot, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë Kuvendi i Kosovës  ka zhvilluar seancë solemne, në të cilën merrte pjesë...

sekretari i shtetit amerikan mike pompeu sekretari i shtetit amerikan mike pompeu
Aktualitet11:29 - 17 Shkurt, 2019

Pompeo uron Kosovën/ I përmend reciprocitetin me Serbinë

Sot Kosova mbush 11 vjeç si shtet i pavarur dhe siç është bërë tanimë traditë ka marë urime zyrtare nga...

Aktualitet10:56 - 17 Shkurt, 2019

Aksidenti në Maqedoni/ Zbardhet identiteti i viktimës nga Kukësi

Nata e 13 shkurtit tashmë është shënuar si një natë e zezë për shqipëtarët e Maqedonisë. Si pasojë e një...

haradinaj, kryeminister i kosoves haradinaj, kryeminister i kosoves
Aktualitet10:36 - 17 Shkurt, 2019

11-vjetori i Pavarësisë/ Haradinaj: Pavarësia jeton me ne

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen solemne, me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së vendit,  të drejtuar nga Kryeministri...

Aktualitet21:27 - 16 Shkurt, 2019

Policia shmang sulmet terroriste

Disa zona të Maqedonisë së Veriut kanë shpëtuat nga sulme terroriste të planifikuara nga mbështetës së organizatës famëkeqe ISIS. Lajmi...

hashim thaci dhe aleksander vucic hashim thaci dhe aleksander vucic
Aktualitet21:00 - 16 Shkurt, 2019

Debati për marrëveshjen finale/ Thaçi dhe Vuçiç përballen në Mynih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë përballur ballazi në qytetin gjerman të Mynihut, në...

trump thirrje kosoves dhe serbise trump thirrje kosoves dhe serbise
Aktualitet19:08 - 15 Shkurt, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Trump bën thirrje për njohje të ndërsjellë

  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u bëri thirrje presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që të punojnë për...

Aktualitet09:57 - 15 Shkurt, 2019

Ulen tensionet me Italinë/ Franca kthen ambasadorin

Këtë të premte pritet që ambasadori i Francës në Itali, Christian Masset të kthehet në Romë. Ministri i jashtëm francez...

dorina bejko, spak dorina bejko, spak
Aktualitet15:37 - 13 Shkurt, 2019

Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Mësohet se...

tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni tabela ne gjuhen shqipe ne maqedoni
Aktualitet14:24 - 13 Shkurt, 2019

Ndryshimet në Maqedoni/ Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç edhe pritej ka filluar të japë efektet e para në këtë...

emri i ri i Maqedonise emri i ri i Maqedonise
Aktualitet08:41 - 13 Shkurt, 2019

Hyn në fuqi emri i ri Republika e Maqedonisë së Veriut

Marrëveshja e Prespës dhe ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi dhe prej ditës së sotme vendi quhet Republika e Maqedonisë së...

Aktualitet08:37 - 13 Shkurt, 2019

Ligji për Gjuhën Shqipë në Maqedoni/ Qeveria miraton grupin e punës

Qeveria në Maqedoni ka miratuar formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët. Mediat bëjnë të...

Aktualitet21:39 - 12 Shkurt, 2019

Haradinaj: Marrëdhëniet me SHBA-të të pacenueshme, tarifat nuk i heqim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e kishte pranuar letrën më herët gjatë ditës nga ambasadori amerkan Philip Kosnett,...

Aktualitet21:30 - 12 Shkurt, 2019

SHBA ultimatum Kosovës/ Gati të ndihmojmë një marrëveshje me Serbinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett u dorëzoi të martën udhëheqësve të Kosovës një letër të nënshkruar nga tre zyrtarë...

Aktualitet10:27 - 12 Shkurt, 2019

Tiranë ndërpritet energjia elektrike/ Ja cilat zona mbeten në terr

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije ditën e sotme se në disa zona të Tiranës do të...

ne pranga cifti shqiptar ne pranga cifti shqiptar
Aktualitet15:50 - 11 Shkurt, 2019

Trafikonin  drogë/ Në pranga një çift

Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptar në zonën e Padernos në Itali. Sipas autoriteteve italiane çifti shqiptar...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet15:26 - 11 Shkurt, 2019

Vuçiç kërkesë Kosovës/ Të punojmë së bashku

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar sërish heqjen e taksës 100% nga shteti i Kosovës. Në një komunikim me...

Aktualitet20:21 - 10 Shkurt, 2019

Taksa ndaj Serbisë/ Gjenerali amerikan anullon vizitën në Kosovë

Këshilltari i Presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka konfirmuar se komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneral-majori Timothy Orr e ka...

Aktualitet20:10 - 10 Shkurt, 2019

“Jelekverdhët” përmbytin bulevardin “Champs Elysees”

Nё Francё sёrish lёvizja “jelekverdhёt” organizoi protesta nё rrugё pёr tё 13 herё. Disa mijёra vetё marshuan nё Paris nga...

Aktualitet19:55 - 10 Shkurt, 2019

Shkundet koalicioni qeverisës/ Qindra mijёra protestues nё Romё

Jo vetëm Serbia por edhe kryeqyteti italan, Roma, është pëtfshirë nga protesta masive ku janë pjesëmarrë qindra mijëra vetë. Sikurse...

Trending

Read previous post:
dorina bejko, spak
Ngritja e SPAK/ Regjistrohet një tjetër kandidat

Një tjetër prokuror ka aplikuar ditën e sotme për t’u bërë pjesë e Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit. Mësohet se...

Close