LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama tallet me mirditorët/ Deputeti demokrat e “kryqëzon”

13 Shkurt 2019, 15:53, Aktualitet CNA
Rama tallet me mirditorët/ Deputeti demokrat e “kryqëzon”

Nënkryetari i Partisë Demokratike , Edi Paloka ka thënë sot se kryeministri Edi Rama fyen administratën, ndërsa ata e duartrokasin.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Rama i talli dhe i fyeu mirditorët dhe sipas atij në vend që të reagonin kundër, e duartrokitën atë.

?I tall, i fyen dhe i urdhëron ta duartrokasin… Më e keqja është se një pjesë e pjesmarrësve e duartrokitën pas kësaj.

Kjo sapo ndodhi në takimin e Ramës me administratën dhe militantë të ?rilindjes? në Mirditë.

Pasi ju tregoi përralla për arritjet imagjinare të ?rilindjes?, duke folur për turistët që do të vërshojnë në Mirditë pas këtyre ?arritjeve? , Rama lëshoi një nga ato që ka zakon : ?Ata (turistët) do vijnë pastaj këtu të dëgjojnë përrallat e mirditorëve…?-ju tha mirditorëve.

Kjo deklaratë e Ramës u prit me murmurima pakënaqesie në sallës, por Rama , që e kuptoi çfarë reagimi ngjalli, jo vetëm nuk u tërhoq por me arrogancë ju tha: ?Duartrokisni në vend që të murmurisni…? E çfarë ishte më e keqja disa prej atyre në sallë e duartrokitën.?-thotë ai.

Më tej, deputeti i PD-së shtoi se ata persona që e bënë këtë gjest të shëmtuar janë ata që e vënë partinë përpara atdheut dhe shtoi se më 16 do të protestohet edhe për ta.

?Jo të gjithë për hir të së vërtetës, po do ketë qenë ajo pjesa që partinë e vënë jo vetëm mbi atdheun( siç është shprehur ideologu Tao Palla) por me sa duket dhe mbi nderin dhe dinjitetin e vetes.

Po ne do dalim me 16 edhe për ata…?-shkruan Edi Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga