LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Punime në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja si do devijohet trafiku

13 Shkurt 2019, 13:38, Aktualitet CNA
Punime në autostradën Tiranë-Durrës/ Ja si do devijohet

Autoriteti Rrugor Shqiptar  ka bërë me dije se nesër në nga ora 07:00 e mëngjesit aksi rrugor Tiranë-Durrës dhe do të bllokohet.

Në një njoftim për mediat, ARRSH thekson se ky bllokim do të bëhet në vijim të projektit të ?Mirëmbajtjes me Performancë të Bankës Botërore?.

Gjatë kryerjes së punimeve, trafiku do të devijohet në mëtë mënyrë:

?Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve do të realizohet devijimi i trafikut në km 6+500 në drejtimin Tiranë ? Durrës dhe në km 7+550 në drejtimin Durrës ? Tiranë në rrugët dytësore në këto pika. Trafiku në këto segmente do të bëhet vetëm në një kalim.

Lëvizja e mjeteve në këtë segment rrugor do të kufizohet brenda harkut kohor prej datës 14.02.2019 deri në datë 19.02.2019, sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar?-thuhet në njoftim.

Më tej, shtohet se punimet do të bëhen edhe në segmentin Tiranë-Kamëz dhe do të zgjasin nga data 14.02.2019 deri më 17.02.2019.

?Lëvizja e mjeteve në këtë segment rrugor do të kufizohet brenda harkut kohor prej datës 14.02.2019 deri në datë 17.02.2019, sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.?-shkruhet në reagimin e ARRSH, e cila njofton se punonjësit e saj dhe policia rrugore do të punojnë për të evituar trafikun./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga