LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e opozitës/ LSI bën thirrjen e rëndësishme

13 Shkurt 2019, 14:16, Aktualitet CNA
Protesta e opozitës/ LSI bën thirrjen e rëndësishme

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka folur sot për protestën që do të zhvillohet nga opozita më 16 shkurt.

Në një deklaratë për mediat, Rama  ka thënë se kjo protestë do të jetë demostrimmi i vullnetit kundër varfërisë, krimit e arrogancës.

?Do të jetë edhe demostrim i vullnetit dhe angazhimit qytetar për të bërë të mundur që Shqipëria të hyjë në  proceset e negociatave me Bashkimin Europian.

Procesi i integrimit Europian është ajo që duhet t?i bashkojë shqiptarët, por më shumë se ajo është lufta kundër varfërisë, krimit, arrogancës, dhe  largimit.?- shpreh deputeti i LSI-së.

Më tej, ai shtoi se më 16 shkurt të gjithë duhet të shkojnë në protestë për të larguar qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama, që sipas deputetit është kreu i krimit.

?Ndaj me 16 shkurt ejani të kërkojmë të ardhmen tonë, pasi ajo është dita e shqiptarëve e qytetarëve dhe e njerëzve të lirë, për të larguar qeverinë e krimit dhe kryeministrin që e qeveris atë.?-deklaroi Luan Rama./CNA.al

Deklarata për shtyp e Zëvendëskryetarit të LSI-së, Luan Rama

Mirëdita!

Jam këtu në këtë komunikim nga selia qendrore e LSI-së, për të gjithë qytetarët shqiptarë në lidhje me protestën që opozita organizon në datën 16 shkurt.

Për të theksuar edhe njëherë që protesta e 16 shkurtit, nuk është një konfrontim midis qytetarëve dhe institucioneve të shtetit, por do të jetë fillimi i  luftës së qytetarëve kundër të keqes. Është demonstrimi i forcës qytetare përballë papërgjegjshmërisë së qeverisë. Është manifestim i solidaritetit dhe i angazhimit qytetar përballë krimit, korrupsionit, trafiqeve dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë, e cila është bërë pengesë në procesin e integrimit europian të vendit.

Prandaj edhe njëherë duke i ftuar qytetarët të jenë pjesëmarrës në këtë protestë, dëshiroj të garantoj se ajo do të jetë një protestë force qytetarie, do të jetë një protestë revolte e shpirtit qytetar përballë arrogancës, arbitraritetit, dhunës, papërgjegjshmërisë së qeverisë, por nga ana tjetër sipas modelit që demonstruan studentët shqiptarë në protestën e tyre, edhe protesta e 16 shkurtit do të jetë demonstrim force, por edhe po aq manifestim qytetarie, do të jetë angazhimi i përgjegjshëm i qytetarëve për të thënë ndal qeverisë, për ti thënë ndal papërgjegjshmërisë së kryeministrit, por ndërkaq do të jetë edhe demonstrim i vullnetit dhe i angazhimit qytetar për të bërë të mundur që Shqipëria të hyjë, të kthehet në normalitetin e reformave të integrimit europian të vendit, sepse është edhe mbetet padyshim prioriteti ynë kombëtar.

Procesi i integrimit europian i bllokuar qëllimisht nga qeveria, është ajo që duhet ti bashkojë qytetarët, por ndërkaq më shumë se sa kjo është lufta kundër varfërisë, lufta kundër padrejtësisë, lufta kundër arrogancës, lufta kundër papërgjegjshmërisë, lufta kundër talljes me interesat e qytetarëve dhe interesit e vendit, prandaj edhe një herë duke iu ftuar të gjithëve, ejani të jemi bashkë në 16 shkurt për të filluar përfundimisht rrugën e lirisë, rrugën e shërbimit ndaj vendit, rrugën e integrimit e europian të Shqipërisë.

Ejani, 16 shkurti është dita e qytetarëve, është dita e shpirtit qytetar, është dita e solidaritetit qytetar, është dita e forcës qytetare, është dita e revoltës qytetare, është dita e fitores së qytetarëve mbi te keqen që është e personifikuar tek qeveria e krimit dhe tek Kryeministri I qeverisë së krimit.

Faleminderit!

Lajmet e fundit nga