LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Përkrahëse e politikës sllave”/ Spartak Ngjela sulmon Sonila Meçon

13 Shkurt 2019, 17:15, Aktualitet CNA
“Përkrahëse e politikës sllave”/ Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka thënë sot se presioni ruso-serb po kërkon të destabilizojë marrëdhëniet E Kosovës dhe Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai e cilëson gazetaren, Sonila Meço, si një përkrahëse të politikës ruse, kur thotë se, gjatë intervistës së djeshme kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e bëri copë.

?Kosova dhe Shqipëria është në të njëjtën situatë. Presioni ruso-serb kërkon destabilizim në të dy shtetet shqiptarë. Kurse korrupsioni i lartë politik në Tiranë dhe në Prishtinë është hedhur i gjithë me të.

Një gazetare nga Ora News, një përkrahëse e politikës ruse, e pyeti mbrëmë kryeministrin e Kosovës, Haradinaj, dhe ky e bëri copë. E talli gazetaren, Ramush Haradinaj, dhe ajo mbeti si një misionare sterile që nuk kuptonte me ligësi se çfarë ëshrë një Kushtetutë,?-shprehet Ngjela.

Më tej, ai shton se presioni ruso-serb po mundohet të influencojë në mbështetje të korrupsionit në vendin tonë dhe në Kosovë.

?Sot ky presion po mundohet që të influencojë me të gjitha mjetet duke u mbështetur te korrupsioni i të dy shteteve shqiptarë. Në  Kosovë presioni ruso-serb turbullon me ndërrim territoresh me anë të presidentit Thaçi dhe grupit të tij, kurse në Shqipëri me protestat e Saliut, ku kërkohet një destabilizim tërësor,?-shton Ngjela.

Sipas Avokatit kjo është mënyra e vetme për t?i shpëtuar Strukturës së Posaçme të Antikorrupsionit, e cila do merret me hetimin e zyrtarëve të lartë.

?Në fakt kjo është e vetmja rrugë që korrupsioni i lartë politik në Tiranë mendon të shpëtojë nga goditja penale dhe nga aksionet e mëdha që priten të fillojnë me SPAK.Në foto:

Gjitjçka, nga korrupsioni i liderëve të Partisë Demokratike, po trajtohet në Shqipëri “si shpëtim nga Rama”, kurse në Kosovë si “një njohje tërësore e Kosovës nga vetë Serbia”. Që të dyja këto janë jashtë të vërtetës. Por a do ta përkrahin shqiptarët këtë lojë kaq antikombëtare që po bën në Shqipëri dhe në Kosovë korrupsioni politik shqiptar. Jo, asfare, do ta shihni që nuk mund të ketë më asnjë shpresë për korrupsionin politik shqiptar, sepse opinioni publik shqiptar nuk i pranon.?-deklaron ai

Në reagimin e tij, Ngjela thekson se opozita në Shqipëri nuk po vuan nga Rama, por nga shtrëngimi i lakut nga lufta e antikorrupsionit, ndërsa në Kosovë, Thaçi po lufton për t?i shpëtuar akuzave të Hagës dhe jo për të bërë të mundur njohjen nga Serbia.

?Por, çfarë po kërkohet të arrihet dhe a do të mundet korrupsioni në Tiranë dhe në Prishtinë të realizojë diçka me këtë ndërrmarrje?

Ajo që duhet theksuar është fakti që në këtë kohë korrupsioni opozitës në Tiranë nuk po vuan nga Rama, por nga shtrëngimi i lakut të antikorrupsionit. Kurse korrupsioni i Thaçit në Prishtinë nuk po kërkon njohjen e Kosovës nga Serbia, por shpëtimin nga akuza ndaj Gjykatës Speciale me anë të politikës serbe, duke i dhënë Serbisë Mitrovicën. Kjo është e vërteta. Por, a e dinë shqiptarët këtë? Sigurisht që e kanë kuptuar, prandaj dhe nuk po e përkrahin.?-vijon ai.

Ndërsa, për kreu ne qeverisë avokati shton se ai po luan të gjitha mjejtet për të justifikuar korrupsionin e tij, ndaj dhe sipas tij Rama do që në vend të ketë destabilizim.

?Ky po luan me të gjitha mjetet që të justifikojë korrupsionin e tij, duke goditur veglat me të cilët ka zhvatur shtetin. Po me këtë, a mund të shpëtojë? Në fakt po kuptohet se herë beson se mund të shpëtojë, dhe herë-herë, jo.

Kjo është arsyeja që Rama e ka shpresën te destabilizimi që mund të sjellin në Shqipëri të korruptuarit e opozitës me protestën e datës 16 shkurt. Por po kuptohet që Rama shpreson edhe destabilizimin në Kosovë me faktin e kryer të ndërrimit të territoreve se dhe vetë, si një i pavlerë që është, u pozicionua edhe ky për ndërrimin e kufijve, madje në një formë paternale.?-shkruan ndër të tjera, Spartak Ngjela./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga