Connect with Us

Marioneta e PS, “vrau” për së dyti Ardit Gjoklajn/ Për sa u shit gjyqtari Gerd Hoxha?

Aktualitet

Marioneta e PS, “vrau” për së dyti Ardit Gjoklajn/ Për sa u shit gjyqtari Gerd Hoxha?

Publikuar

-

vendimi per ardit gjoklajn

Gjyqtari që ka dhënë vendimin skandaloz për vrasjen e Ardit Gjoklaj, është gjyqtari që dënoi për shpifje kreun e PD -së Lulzim Basha.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës me gjyqtar të çështjes Gerd Hoxhën shpalli fajtor Bashën për shpifje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Në vendimin e gjykatës thuhet,  se Basha dënohet me 50 000 (pesëdhjetëmijë) lekë gjobë.

Siç duket Gerd Hoxha është një gjyqtar politik, marionetë e Partisë Socialistë dhe Rilindjes, pasi vendimet skandaloze që ai firmos nuk kanë kuptim tjetër.

Ky gjyqtar dënon Lulzim Bashën me argumenta për shpifje, në gjyqin me kreun e grupit të deputetëve socialistë, Taulant Balla dhe nga ana tjetër është po ky gjyqtar që kërkon të mbyllë çështjen e  Erion Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës për Ardit Gjoklajn, 17 vjeçarin që humbi jetën në impiantin e përpunimit të mbeturinave të landfillit të Sharrës.

Gjyqtari Gerd Hoxha, tashmë i ka të “përlyera duart” me gjakun e 17-vjeçarit, pasi ka tentuar të rehabilitojë vrasësit e tij.

Sipas Hoxhës me shokë, Ardit Gjoklaj është vrarë jashtë landfillit të Sharrës.

Dhe sigurisht që do të arrinin në këtë përfundim, pasi një muaj më para se të ndodhte tragjedia, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, e kishte shpallur zonë të sigurtë impiantin e riciklimit të mbeturinave në Sharrë.

LEXO EDHE:  Shënim/ Dikush t'i kërkojë falje Lulit

Ky gjyqtar kërkon të shpëtojë nga zullumet, duke amnistuar Erion Veliajn, që nuk dihet se çfarë i ka ofruar në këmbim. Ndoshta pazar kanë bërë edhe për Vettingun, ndërkohë që vrasja e Ardit Gjoklajt, ka rikthyer Kanunin.

Pak ditë më parë shoferit të ekskavatorit Edmond Kollari iu bë atentat me armë zjarri, ndërkohë që gjyqtari Hoxha dhe të tjerë e kishin vulosur pafajësinë e tij.

Pak ditë më parë studentët akuzuan hapur Veliaj si vrasës të Ardit Gjoklajt, mirëpo gjyqtari Gerd Hoxha, duket se është treguar i gatshëm të publikonte vendimin dhe të tregonte se është i pafajshëm.

Gjyqtari  Gerd Hoxha, pa frikë mund të quhet turpi i drejtësisë, për shkak të mbylljes së çështjes së Gjoklajt.

Hoxha me vendimet që ka marrë, të paktën me dy prej tyre janë publikuar në media, ai për rastin Basha dhe tjetri për rastin Gjoklaj, dyshohet se është i shitur tek PS dhe tek Rilindja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas degjenerimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  “Ky është krim”/ PD denoncon skandalin: Qeveria po fsheh vjedhjen monstruoze

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës në Kavajë/ Urdhri për drejtoritë: Kë të mbani nën vëzhgim

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

489 raste të reja me Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë 28 persona

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 489 raste të reja të prekur nga Covid-19, ndërsa kanë ndërruar jetë 28 persona.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.



LEXO EDHE:  Zgjedhjet/ Agron Duka merr vendimin e papritur: S’do të hyj në listat e PD

LEXO EDHE:  Zgjedhjet/ Agron Duka merr vendimin e papritur: S’do të hyj në listat e PD

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

Në total numri i rasteve aktive është 25.290.”-thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Protestat në Malin e Zi në fokusin e shtypit gjerman

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Në Malin e Zi demonstruesit u përpoqën të pengonin ceremoninë e shugurimit të Kreut të Kishës Ortodokse. Protestat ku pati mjaft të lënduar gjejnë jehonë edhe në shtypin gjerman.

Gazeta gjermanishfolëse zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Mal të Zi me artikullin “Mali i Zi grindet për rolin e kishës”.

“Jo temjani i ceremonisë kishtare, por gazi lotsjellës dhe tymi i zi i gomave të djegura do të mbeten në kujtesë nga ngjitja në detyrë e metropolitit Joanikije në Cetinje”, shkruan NZZ.

Situata u shkallëzua të dielën, ku pati skena përleshjesh mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë. NZZ thekson, se shugurimi i metropolitit të Malit të Zi u shndërrua gjithnjë e më shumë në një çështje politike javët e fundit, e kjo ka të bëjë me marrëdhënien e komplikuar me Serbinë dhe sidomos me situatën e brendshme në vend.

“Lidhjet mes Podgoricës dhe Beogradit janë tradicionalisht të ngushta. Vetëm në vitin 2006 Mali i Zi doli nga federata e përbashkët. Që atëherë krahu politik i presidentit afatgjatë, Milo Gjukanoviç është përpjekur për distancim.

Në anën e politikës së jashtme kjo reflektohej në lidhjen me perëndimin, brenda vendit në përpjekjet për forcimin e identitetit kombëtar. Këtu bëjnë pjesë edhe përpjekjet për të spostuar Kishën Ortodokse Serbe, besimin e së cilës e ka shumica e popullsisë, dhe ngritjen e një kishe kombëtare.” NZZ analizon, se Mali i Zi ka tani një metropolit të ri, por përçarjet në vend janë bërë më të thella, se kurrë më parë.



Kurse gazeta gjermane, “taz” tageszeitung në një opinion të gazetarit Erich Rathfelder me titullin “Pretendim sundues serb”, shkruan, se nëse Kisha Ortodokse serbe kërkon të dalë sërish politikisht në ballë, kjo të sjell kujtime jo të mira të viteve 90-të.

LEXO EDHE:  Letër publike kreut demokrat Basha/Na bej te besojme, se ky vend ka Opozite…!

LEXO EDHE:  Letër publike kreut demokrat Basha/Na bej te besojme, se ky vend ka Opozite...!

Atëkohë ishte projekti i Serbisë së Madhe, që çoi në luftërat në Kroaci dhe Bosnje, sot është projekti, “Srpski Svet”, që do të thotë bashkim i “botës serbe”. “Kisha Ortodoske Serbe në Beograd sundon deri më tani në pjesën serbe të Republikës së Bosnje-Hercegovinës, në pjesë të Kosovës dhe kërkon tani të sundojë edhe në Mal të zi.

Për shkak se në Serbi tradicionalisht, politika bindet ndaj fesë, politikisht kjo do të thotë, edhe në plan afatgjatë, që këto rajone të bashkohen në një shtet. “Bota Serbe” nuk është vetëm një ide shpirtërore-kulturore, siç paraqitet me dëshirë, por mban brenda edhe pretendimin për sundim. Ky pretendim u bë i qartë në mënyrë brutale tani në Mal të Zi.”

Kurse gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan, se refuzimi masiv i ceremonisë, bazohet në atë, se kryeqyteti historik Cetinje konsiderohet djep i idesë së pavarësisë malazeze.

“Realizimi i ceremonisë së shugurimit të Joanikijes me dhunë policie do ta thellojë edhe më shumë përçarjen në vend, sipas analistëve. Presidenti vendit, Milo Gjukanoviç, që në vitin 2006 përmes një referendumi e çoi vendin drejt pavarësisë, sipas të dhënave të veta në kohën e trazirave ndodhej në Cetinje, dhe fajësohet nga Kisha Ortodokse-Serbe se ka nxitur trazirat.”/DW

LEXO TE PLOTE