LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk justifikoi pasurinë/ KPK i “pret” kokën këshilltares ligjore

13 Shkurt 2019, 12:26, Aktualitet CNA
Nuk justifikoi pasurinë/ KPK i “pret” kokën

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Apelit Administrative, në Tiranë, Ana Golloshi.

Mësohet se vendimi i KPK është dhënë pasi në vetdeklarimin e bërë, ajo rezulton se nuk ka mundur të justifikojë pasurinë e saj, duke mos kaluar dot procesin e vettingut.

Një ditë më parë në seancën dëgjimore të zhvilluar me Ana Golloshin, trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli dhe Pamela Qirko ka ngritur dyshime mbi pasurinë e saj, ndërkohë që këshilltarja ligjore ka marrë vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.

KPK ka shfaqur dyshime mbi pasurinë e këshilltares ligjore, Ana Golloshi kandidate për magjistrate, e cila e ka justifikuar atë  si produkt të emigracionit në Greqi.

Sipas veprimeve hetimore nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI, rezulton se këshilltarja ligjore Ana Golloshi ka bërë  deklarim të pasaktë të pasurisë dhe nuk ka pasur burime të ligjshme pasurie, ka kryer deklarim të rremë, nuk ka kryer fshehje pasurie dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Lajmet e fundit nga