LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në Maqedoni/ Tabelat rrugore, edhe në shqip

13 Shkurt 2019, 13:24, Aktualitet CNA
Ndryshimet në Maqedoni/ Tabelat rrugore, edhe në shqip

Ndryshimi i emrit të Republikës së Maqedonisë Veriore, siç edhe pritej ka filluar të japë efektet e para në këtë vend.

Të gjitha tabelat që do të vendosen në pikat kufitare, me përjashtim të zonave ku shqiptarët nuk përpëjnë 20% të popullsisë, do të kenë mbrishkrim edhe në gjuhën shqipe.

?Mirë se vini në Republikën e Maqedonisë së Veriut?, e shkruar në tre gjuhë, atë maqedonase, angleze dhe shqiptare do të gjendet tashmë në shumicën e pikave kufitare.

Në përputhje me ligjin e ri të vendosur nga Parlamenti I republikës së Maqedonisë Veriore, tabelat e reja do të vendosen në pikat kufitare të Bllacës, Qafë Thanës, Jazhincës, Tabanocës dhe pikat e tjera ku ka një % të caktuar të shqiptarëve.

Kjo masë do të hyjë në fuqi brenda tre ditëve dhe të vendosen tabelat./CNA.al

Lajmet e fundit nga