LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ligji për Gjuhën Shqipë në Maqedoni/ Qeveria miraton grupin e punës

13 Shkurt 2019, 07:37, Aktualitet CNA
Ligji për Gjuhën Shqipë në Maqedoni/ Qeveria miraton grupin

Qeveria në Maqedoni ka miratuar formimin e grupit të punës ndërministror për zbatimin e Ligjit për gjuhët.

Mediat bëjnë të ditur se ky ekip do të përkujdeset dhe ka kompetenca për përgatitjen e planit aksional për zbatimin e ligjit në një afat prej 15 ditëve nga hyrja në fuqi e vendimit qeveritar.

Po ashtu ndër detyrimet do të jetë edhe ndjekja e dinamikës për realizimin dhe implementimin e planit aksional, ndjekjen e institucioneve dhe rekomandimet për të zbatuar ligjin, si dhe masa të tjera.

Pjesë e këtij ekipi janë: sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, zëvendës-sekretari, sekretari shtetëror i Ministrisë së Drejtësisë, sekretari shtetëror i Ministrisë së Financave, sekretari shtetëror nga sekretariati i Marrëveshjes së Ohrit, sekretari i sekretariatit për drejtësinë, përfaqësues i kabinetit të kryeministrit dhe përfaqësues i Kuvendit.

Lajmet e fundit nga