LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-ministri i Ramës zbulon skandalin/ Si po përgatitet manipulimi i zgjedhjeve

13 Shkurt 2019, 10:20, Aktualitet CNA
Ish-ministri i Ramës zbulon skandalin/ Si po përgatitet manipulimi i

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, Ylli Manjani deklaron qeveria po përdor mësuesit dhe punonjësit e OSHEE-së për të mbledhur kartat e identitetit nëpër fshatra, për kontrollin e votuesve në terren.

Sipas Manjanit, çdo punonjës shteti ka detyrë të markojë, ndjekë e bindë një numër të caktuar votuesish të votojnë qeverinë

?Ka shumë njerëz që më shkruajnë në Inbox, ku raportojnë për mësues e punonjës OSHEE që po mbledhin kartat e identitetit nëpër fshatra.

Ky është sistemi i patronazhit elektoral, që Rilindja e mësoi nga modeli i Ergoganit, për kontrollin e votuesve në territor. Çdo punonjës shteti ka detyrë të markojë, ndjekë e bindë një numër të caktuar votuesish të votojnë qeverinë.

Kryetarët e punonjësit e bashkive veçanërisht janë të ngarkuar me këto detyra.?-shkruan Manjani.

Më tej, ai thekson se ky është vetëm fillimi i blerjes së votave dhe i korrupsionit elektoral.

?Ky është fillimi i proçesit të blerjes së votave dhe i korrupsionit elektoral.

Cilido që jep Kartën e Identitetit apo Pasaportën kuturu, njerëzve që nuk kanë punë me to, duhet të kuptojë se PO SHET VOTËN!

Po shet DEMOKRACINË!?-përfundon Manjani postimin e tij.

Lajmet e fundit nga